• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko: Po shikojmë mekanizmin kushtetues për përfaqësimin e diasporës në Parlament

by Java News
09/03/2019 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandeli Majko, Ministri i shtetit për Diasporën ka qenë i ftuar në rubrikën Diaspora. Majko ka folur në lidhje me Samitin e dytë të Diasporës, dhe çështjeve që u diskutuan në këtë samit. I pyetur në lidhje me diskutimin e një prej paneleve që ishte për të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nëse do të ketë ndonjë zhvillim pozitiv pas samitit nga qeveria në lidhje me çështjen e të drejtës së votës i është përgjigjur:

“E kam me merak çështjen e të drejtës së votës, sepse e drejta e votës mund të përfundoj si një eksperiment i dështuar. Ne mund t’i krijojmë një hapësire të caktuar të gjithë shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit që të votojnë dhe pas një ose dy zgjedhjeve mos të shikojnë një realitet në lidhje me interesat e tyre dhe të ndihen të distancuar, qoftë nga mënyra e përzgjedhjes së njerëzve dhe qoftë nga mënyra sesi politika e trajton votën e tyre. Nga njerëzit që do të përzgjidhen apo si do të krijohet mekanizmi kushtetues për prezantimin e diasporës në Parlament një ministër duhet të kuptojë që do të ketë përballë një përfaqësues genuin të interesave të Diasporës. Duhet të gjejmë një model të aplikueshëm, nuk duhet te bëjmë shpikje. Duhet një model i aplikueshëm qe e përdorin dhe vende të tjera. Më pas do të kemi një faze të dytë të aplikimit të politikës shtetërore për diasporën. Më pas do te jemi tek shprehja që mua më pëlqen shumë: Diaspora t’i takoj diasporës”

I pyetur ne lidhje me kritikat dhe skeptiket në lidhje me shpenzimet e samitit , e deri tek rezultatet konkrete pas këtij samiti dhe kur do të nisë analizimi i të dhënave të mbledhura i është përgjigjur:

“1/4 e fondit është kursyer. Mendoj që nga pikëpamja e organizimit dhe nga e asaj qe realizuam unë jam i kënaqur. A ka pasur opinione kundër, kjo është gjeja me normale që të ketë opinione kundër dhe të ketë dyshime si janë shpenzuar ku janë shpenzuar. Do të ketë një informacion për publikun dhe për Parlamentin që janë vene në dispozicion nga buxheti. Mendoj qe transparenca nuk është një kërkesë që vjen nga diaspora, por është një kërkese e nevojshme administrative për çdo lloj aktiviteti të këtij niveli. Shpresoj që në samitin e ardhshëm këto fonde do të trajtohen nga organizatat e diasporës. Fondet që do të vijnë nga qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës do të jenë në funksion të tyre me qellim që të kemi një samit të këtij niveli që organizuam këtë radhë. Ekspertët e Iom-it do të ndërtojnë një dokument që quhet post samit për të cilin do të mblidhen vërejtjet deri në muajin shtator dhe më pas do të botohet i plotë si i tillë. Duam që samiti i tretë të mos ketë pikëpyetje a është Samiti një aktivitet qeveritar. Samiti në thelb duhet të jetë pronë e Diasporës. Ministri i shtetit të Diasporës është një institucion kontravers. Diaspora nuk mund të funksionojë nën ombrellën e qeverisë. Diaspora është një ndihmëse e aktiviteteve të diasporës.tch

/a.meta

Next Post
Postimet ndezëse, Oriola Marashi publikon fotot provokuese me bikini

Postimet ndezëse, Oriola Marashi publikon fotot provokuese me bikini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

March 27, 2026
The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

March 27, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

March 27, 2026
Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

March 27, 2026
Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

March 27, 2026
Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In