• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko: PD nxori nga zyra dy ish-nënkryetarët për dy ish-socialistë të stresuar nga Durrësi

by
10/04/2021 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Njësia 5 në Tiranë, ku së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, zhvilluan takimin e radhës së fushatës elektorale, ministri Pandeli Majko, ka thumbuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u shfaq një ditë më parë në Durrës me dy ish-anëtarë të Partisë Socialiste në këtë qytet.

“Kryetari i opozitës dhe kandidati për kryeministër kishte ofruar një protokoll të veçantë për dy ish-socialistë të stresuar që kishin vendosur të linin Partinë Socialiste ku ishin rritur dhe të shkonin tek zyra e kryetarit të Partisë Demokratike. Kandidati për kryeministër iu thoshte: “mirëserdhët në partinë e shpresës”! A janë vërtetë partia e shpresës këta që vite më parë u larguan nga parlamenti dhe braktisën të gjithë obligimet e tyre kushtetuese sepse ishin të stresuar? A janë këta partia e shpresës të cilët nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, sepse ishin pak të stresuar dhe sot kërkojnë që këtë stres t’ia kalojnë gjithë shoqërisë shqiptare? Nuk janë parti e shpresës. Po të ishin parti e shpresës, sot kryetari i Partisë Demokratike do kishte në zyrën e tij dy ish-nënkryetarët e Partisë Demokratike që kanë krijuar parti më vete dhe jo dy ish-socialistë të stresuar nga Durrësi,” tha Majko.

Deputeti socialist kishte një thirrje për të gjithë qytetarët që në 25 Prill t’i drejtohen kutive të votimit.

“Çdokujt që sot që ka akoma dilemën nëse duhet të rrijë në shtëpi ditën e votimit i them: Shikoni shembullin e atyre të cilët për stres lanë qindra njerëz, familje, njerëz me halle shëndeti, një shoqëri që priste vaksinat, një NATO që priste stërvitjen në mes të katër rrugëve! Mos imitoni ata kontrollorë që lanë aeroportin e Shqipërisë në mes të katër rrugëve! Mos imitoni ata njerëz të cilët me rroga milionëshe lanë njerëz në ditë të hallit! Askush nga pala opozitare nuk bëri atë që i takon një opozite, të bashkohej me të gjithë zërin e politikës dhe të thoshte që ky është interes kombëtar, ky nuk është interes qeveritar. Këtu preket Shqipëria, nuk preket thjesht qeveria. Është dallim shumë i madh midis nesh dhe atyre. Ne i fillojmë gjërat nga Shqipëria, ata i fillojnë gjërat nga vetvetja,” u shpreh Pandeli Majko.

Për të gjitha këto arsye ai kërkoi nga banorët e Njësisë 5 të votojnë së pari numrin 12: “12-ta është e para, pastaj vijmë ne të tjerët,” tha Majko./ b.h

Next Post
Vijnë sot për t’u vaksinuar në Kukës 250 bluza të bardha nga Kosova

Rekomandimi i OBSH, kundër imunizimit me dy vaksina të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

April 16, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

SPAK thërret 11 dëshmitarë për “Partizanin”, Çupi: Gjyqtarja synon që ta bëjë nul çështjen

April 16, 2026
Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

April 16, 2026
48 ditë luftë | Liderët e Izraelit dhe Libanit flasin sot pas 34 vitesh. Vijojnë negociatat SHBA–Iran

48 ditë luftë | Liderët e Izraelit dhe Libanit flasin sot pas 34 vitesh. Vijojnë negociatat SHBA–Iran

April 16, 2026
Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

April 16, 2026
Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

“Janë përdorur fasada që të mos duken tubat”, inxhinieri: Dominon arkitektura dhe jo standardi i sigurisë

April 15, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

Salianji: Sali Berisha është i izoluar. Unë kam kontakte me ndërkombëtarët

April 15, 2026
Zjarri në karburantin e Kombinatit, kreu i Zjarrfikëses: Shkak i rrjedhjes së gazit u bë një motor që i kaloi sipër

Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

April 15, 2026
Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

April 15, 2026
Berisha në SPAK për 21 janarin, Zogaj: Ja tri aspektet ku duhet të hetohet

Preç Zogaj: Akuzat e Berishës ndaj kundërshtarëve brenda PD-së janë “telenovelë” e pabesueshme

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In