• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Majko nuk më priti”/ Koloneli i UÇK tregon takimin sekret te kulla e Jasharajve

by A R
19/09/2023 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koloneli Dilaver Goxhaj ka treguar takimin sekret në kullën e Jasharajve me Pandeli Majkon aso kohe kryeministër i Shqipërisë dhe Ilir Metën zv.kryeministër.

Goxhaj thotë se ai ka qenë zvministër i Mbrojtjes kur është zhvilluar ky takim në Kosovë, ku të pranishëm kanë qenë familjarë të Adem Jasharit.

Koloneli thekson se Majko nuk donte të merrej vesh që në Kosovë ka pasur oficerë nga Shqipëria, ndërsa shton se kryeministri i asaj kohe i ka thënë që kur të kthehej në Tiranë ta takonte.

“Gjatë kohës që unë isha shef i kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës erdhi kryeministri Majko, me zëvendëskryeministrin Ilir Meta. Erdën vizitë në Kosovë menjëherë pas lufte, vizita e parë. Për fatin tim të mirë apo të keq, ministri ishte sëmurur nga apendesiti dhe kishte shkuar tek familja e tij në Zvicër për tu operuar. Kur erdhën këta, unë shkova ti takoja si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes. Takimi u bë në shtëpinë e Jasharave. U prezantuan, ishtë vëllai i madh i Adem Jasharit, ishte familja e tyre dhe gjithë udhëheqja e Kosovës. Isha dhe unë atje. Mora dhe unë fjalën për të folur dhe thashë zoti kryeministër unë jam një nga oficerët shqiptarë që kemi qenë në luftë me këta të tjerët. Mos fol tha, të dalin të gjithë jashtë, edhe gazetarët. Dmth donte sekret, mos e merrnin vesh që kishte oficerë nga Shqipëria dhe atë e di Majko. Pasi dolën ata, i tregova sa oficerë dhe sa ushtarë vullnetarë kishin ardhur në Kosovë dhe më tha me rastin më të parë që do kthehesh në Tiranë do vish të më takosh”, tha Goxhaj.

Koloneli shton se kur është kthyer në Tiranë Majko Pandeli Majko ishte bërë ministër i Mbrojtjes dhe kur ka shkuar për ta takuar ai nuk e ka pritur.

“Mua më takoi të kthehesha kur bëhej Kongresi, ku Meta u bë kryeministër dhe Majko ministër i Mbrojtjes. Vajta në postbllok dhe për fatin tij oficer atje ishte një nga ish studentët e mi të Akademisë.

Atje ishte dhe një shqiptar që vinte nga Zvicra, poet ai dhe të dy kërkonim të takonim ministrin e Mbrojtjes zotin Majko. Ky e merr në telefon dhe Majko jep përgjigjen, ai të vijë, ai i UÇK-së jo dhe nuk më priti. Edhe pse më kishte premtuar. Për erë të dytë unë nuk e bëja se do fëlliqja veten”, tha Goxhaj në Quo Vadis.

/a.r

Next Post
Presidenti Begaj në Nju Jork: Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar

Presidenti Begaj në Nju Jork: Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

February 26, 2026
Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In