• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko, krah Veliajt: Po transformon edhe periferinë e Tiranës

by Java News
14/11/2018 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Diasporës Pandeli Majko është shfaqur krah kryebashkiakut të Tiranës sot gjatë një aktiviteti në kryeqytet ku nuk i ka kursyer fjalët e mira për punën e bërë nga Erion Veliaj.

Ata morën pjesë në përurimin e zyrave të Lagjes nr.13. ku mund të marrin shërbim banorët e lagjes që përfshin zonën jugore të Tiranës, Selitën, Kodrën e Diellit apo edhe Liqenin e Thatë.

Sipas Bashkisë, banorët mund t’i marrin shërbimet shumë më afër dhe do të gjejnë jo vetëm mjedise më të mira, por edhe një staf të ri dhe të kualifikuar.

“Jam dyfish i gëzuar: së pari, si kryetar i Bashkisë ka qenë ëndërr që të afronim shërbimin tek qytetarët dhe që ky shërbim të reflektonte realitetin e Tiranës sot. Që do të thotë: nëse Tirana është rritur përtej vijës së verdhë, tek Unaza e Re, Kodra e Diellit, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik dhe Liqeni i Thatë dhe pjesa tjetër tek Fresku, midis Dajtit dhe Kinostudios, atëherë shërbimet tona duhet të reflektojnë këto realitete, ndaj fillojmë me promovimin e lagjes së parë. Njësia administrative 13 është këtu në Rr. ‘Rrapo Hekali’”, theksoi Veliaj.

Ai tha se do të japë shembullin i pari, si përfitues i shërbimeve të zyrës më të re, duke bërë zhvendosjen e familjes së tij nga Njësia 2 në lagjen e re. “Do jem i pari që do përfitoj nga lagjja e re, do transferoj Ajolën, Kajanin dhe veten time këtu, për disa arsye: Së pari, se qendrën e votimit do ta kem këtu dhe nuk ka nevojë të transferohem në pjesën tjetër të Tiranës; së dyti, shërbimet do t’i marr këtu”, tha kryebashkiaku. Mandej, ai u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë e krijuar nga Qeveria dhe Parlamenti për të transferuar vendbanimin në njësitë ku banojnë realisht, duke përfituar nga amnistia.

“Nuk ka nevojë të shkosh tek njësia e vjetër, transferimi ndodh automatikisht, pa asnjë gjobë. Është një mënyrë ideale për të pasur të gjithë shërbimet këtu, jo vetëm certifikatat, por duke nisur nga 1 janari, edhe shërbimin e pasaportës e kartës së identitetit, duke qenë se edhe kompania “Aleat” do i atashohet tre lagjeve të reja”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se është shumë e rëndësishme që çdo banor i Tiranës të regjistrohet në zonën ku ai jeton, për të bërë kështu edhe ndarjen e duhur të buxhetit për çdo zonë.

“Më e rëndësishme është se në vitin 2019 do të reflektojmë buxhet për këto njësi të reja, çka na mundëson që me të njëjtën cilësi që punojmë në sheshin “Skënderbej”, të punojmë edhe tek tre Njësitë e reja. Po ashtu, edhe për shërbime siç lejet për ndërhyrje të brendshme, qytetarët do të kenë mundësi t’i marrin këtu”, u shpreh ai.

Afrimin e zyrave të shërbimit pranë qytetarëve e vlerësoi edhe ministri i Diasporës, njëherësh deputet i PS, Pandeli Majko. Ai risolli në vëmendje investimet e rëndësishme të bashkisë në këtë zonë.

“Po fillojmë rikonsiderimin dhe rikonstruksionin e komuniteteve. Kjo që sot shikohet këtu si Lagjja Nr. 13, nesër mund të jetë një njësi e re administrative, edhe si pasojë e atij investimi të madh të kryer nga Bashkia. Fillimisht, u rindërtuan rrugët, ishin rrugë fshati, ka ardhur autobusi atje ku nuk mendohej, dhe sot mund të flasim për një njësi të re administrative, e cila i bashkohet natyrshëm qytetit të Tiranës, pasi kjo zonë, sidomos zona e Selitës, ka qenë një fshat me një distancë shumë të afërt me qendrën”, tha Majko.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Gratë në kërkim për vjedhjen e…lodrave seksuale

FOTOT/ Gratë në kërkim për vjedhjen e...lodrave seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In