• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko i pakënaqur me Ahmetajn për buxhetin, qeveria i jep 16% të kërkesës

by Java News
14/11/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Pandeli Majko ka mbetur i pakënaqur nga buxheti që i ka dhënë Ministria e Financave për vitin 2019. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Jashtëm, ku u shqyrtua buxheti i parë për Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Pandeli Majko u shpreh se për të vijuar punën, nevojiten fonde më të larta. Fondi për Agjencinë Kombëtare për Diasporën do të jetë 16% e shumës që ka kërkuar ministria.

Konkretisht, Ministria për Diasporën kërkoi që Agjencia Kombëtare për Diasporën të kishte një buxhet prej 165 milion lekë për vitin 2019. Por, Ministria e Financave i alokoi kësaj agjencie shumën prej 26.5 milionë lekësh që, sipas Majkos, janë të pamjaftueshme për të zhvilluar aktivitetin e kësaj agjencie.

“Kemi vetëm disa probleme, të cilat unë po i shtjelloj shkurtimisht. Duke qenë se për agjencitë apo institucionet që përcaktohen nga legjislacioni për diasporën, nga një paketë prej tre ligjesh që është miratuar nga Parlamenti gjatë këtyre muajve, ndryshe nga paraqitja në buxhet, atë e kam paraqitur në projektbuxhet si një zë për të tri institucionet, përkatësisht për Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Qendra e Botimeve për Diasporën. Sipas legjislacionit të cituar, këto institucione duhet të jenë me buxhet të ndara, me zë më vete. Shifra 26.5 milionë është shumë e vogël. Tani o do merremi, o nuk do merremi. Me këtë gjuhë unë kam folur edhe me ministrin kur është diskutuar buxheti. Kërkesat fillestare të Agjencisë Kombëtare të Diasporës kanë qenë 165 milionë lekë”, u shpreh Ministri Majko, duke u shtuar se ky buxhet është i pamjaftueshëm për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, prandaj duhet të rishikohet sërish nga Ministria e Financave.

Kërkesa e bërë nga ana e ministrit gjeti mbështetjen e anëtarëve të Komisionit të Politikës së Jashtme. Kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli, u shpreh se Komisioni do t’i adresohet Komisionit të Ekonomisë si komision përgjegjës për të rritur fondet për Agjencinë Kombëtare të Diasporës sipas kërkesave të bëra nga ministri Majko.

ma.me

Next Post
Plumb në gjoks gjatë ndjekjes nga policia, rëndë shqiptari

Itali / Operacion antimafia për bastet online, aktiviteti shtrihej edhe në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In