• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Magjistratura, Manjani propozon pranim pa konkurs për të diplomuarit jashtë

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka propozuar ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës”

Sipas projektligjit në përputhje me numrin e vendeve vakante të përcaktuara sipas nenit 16 të këtij ligji, u ofrohet pranimi pa konkurs kandidatëve që:

1-  Kanë përfunduar studimet në një prej universiteteve prestigjioze të vendeve anëtare te Bashkimit Europian, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas listës që miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Arsimit dhe Sportit.

2- Kanë përfunduar studimet me “Medalje Ari” në Universitetet Publike në Republikën e Shqipërisë.”

Projekti përcakton që të paktën në vitin e parë për këtë kategori, pranimi të bëhet me procedura të lehtësuara, por pa çeduar në cilësinë e përzgjedhjes.

Gjithashtu nisur nga nevoja aktuale për burime njerëzore, me propozim të Ministrit Manjani, Ministria e Drejtësisë kërkon që brezi i parë i pranuar në këtë shkollë nga kategoria e atyre që kanë studiuar jashtë vendit, t`u ofrohen një program formimi profesional i përshpejtuar i kombinuar me praktikë.

Kriteret 

  1. Për formimin fillestar të kandidatëve që pranohen pa konkurs, sipas nenit 17/1, për vitin akademik 2016-2017 dhe 2017-2018, nuk zbatohet neni 14 i ligjit.
  2. Formimi fillestar i tyre përfshin një periudhë 1 vjeçare trajnimi intensiv, ku ndërthuret programi teorik me praktikën aktive me ndjekjen e çështjeve më pak të komplikuara nën drejtimin e një gjyqtari ose prokurori.
  3. Programi teorik është i përbashkët për të gjithë kandiatët, ndërsa prorgami i praktikës aktive zhvillohet sipas profileve që ka zgjedhur kandidati si gjyqtar ose prokuror.
  4. Kandidatët që pranohen pa konkurs, gjatë periudhës së ndjekjes së programit, nuk përfitojnë shpërblimin që parashikon neni 18 i ligjit.

Qëllimi projektligjit është të krijojë lehtësira për të reja dhe të rinj që kanë mbaruar studimet e larta jashtë vendit si dhe të gjithë ata studentë të ekselencës që duan të bëhen magistër thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë

Gjithashtu, një rëndësi të veçantë, thotë ministria merr dhe shtimi i kuotave nga Shkolla e Magjistraturës për pranimin e studentëve, pa detyrimin e shtetit për të paguar shpenzimet e studimit.

Manjani nënvizon se Shkolla e Magjistraturës duhet të trajnojë më shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj

Next Post

Inspektoriati i Punës nis dixhitalizimin e arkivave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In