• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Magjistratura kundër KLD-së për emërimin e 9 magjistratëve: Në kundërshtim me ligjin

by Java News
24/06/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës përmes një letrte të hapur ka dalë kundër KLD-së në lidhje me procedurën e emërimit të 9 magjistratëve. Sipas tyre emërimet janë bërë në mënyrë jo transparente dhe në kundërshtim me ligjin.

Deklarata e plotë e tyre:

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës i thirrur sot më datë 24.06.2016 në një mbledhje të jashtëzakonshme dëshiron të informojë opinionin publik, median, institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare se distancohet nga procedura e emërimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me short, i 9 magjistratëve (profili gjyqtar), të cilët kanë përfunduar studimet në periudhën 2013-2015.

Procedura jo transparente e ndjekur për këtë rast nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, është në kundërshtim të plotë me Ligjin Nr. 8136, datë  31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar). Në nenin 20 të këtij ligji parashikohet: “Drejtoria e shkollës i dërgon Presidentit të Republikës të dhënat e procesit të vlerësimit për të bërë emërimin përfundimtar të tyre në vendet vakante, në përputhje me shkallën e vlerësimit të tyre nga shkolla, pas propozimeve të bëra, përkatësisht, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për gjyqtarët dhe nga Prokurori i Përgjithshëm për prokurorët”.

Ky vlerësim i magjistratëve ka dy komponentë të rëndësishëm: 1) vlerësimin narrativ, me pesë shkallë: shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mjaftueshëm dhe pamjaftueshëm dhe 2) vlerësimin me pikë, që jep sasinë e pikëve të grumbulluara për çdo magjistrat në çdo lëndë apo element të trajnimit fillestar në tre vjet. Për renditjen nuk mund të merret komponenti i parë dhe të neglizhohet komponenti i dytë, sepse në këtë mënyrë vlerësimi nuk është i plotë dhe nuk është i saktë. Nuk ka shkollë pa proces vlerësimi, nuk ka shkollë pa nota, pa pikë e pa diploma. Në të kundërt, shkolla kthehet në një kurs, thjesht me certifikim pjesëmarrje.

Argumenti i përdorur se magjistratët kanë të njëjtin vlerësim nuk qëndron. Në listën e magjistratëve të dërguar Shkolla e Magjistraturës dhe të analizuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të nëntë magjistratët kanë rezultate të ndryshme me pikë. Diferenca midis vendit të parë dhe vendit të fundit është mbi 250 pikë.

Standardi ligjor i këtij procesi synon që emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të arrihet nëpërmjet një procesi meritokracie ku renditja në rezultatet e tri viteve nuk është  një vlerësim i mbyllur i Shkollës së Magjistraturës, por i shumë aktorëve të sistemit të drejtësisë.

Për herë të parë në historinë e krijimit dhe funksionimit të Shkollës së Magjistraturës, procedura e emërimit sipas meritokracisë, nuk zbatohet nga Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke vënë në këtë mënyrë në dyshim integritetin e vetë Shkollës. Kjo vendimmarrje njëkohësisht demotivon magjistratët për shkak se shmang konkurrencën dhe ul cilësinë e përgatitjes së tyre, duke e lë procesin në fatin e një shorti të paparashikuar me ligj.

Shkolla e Magjistraturës, gjithë brezat e magjistratëve në vite, magjistratët e diplomuar në brezin e fundit  dhe brezat që do të vijnë përballen me një sjellje institucionale të paligjshme në momentin kur kërkohet  reformimi i drejtësisë drejt ndershmërisë, meritokracisë dhe profesionalizmit. Edhe këtë radhë opinion publik përballet me shkeljen dhe deformimin e shtetit ligjor.

Gjithashtu, Këshilli Drejtues vlerëson me shqetësim se veprimet e fundit të KLD-së, si:

  • procedura e propozimit me short të emërimeve të kandidatëve për magjistratë të brezit 2012-2015,
  • vonesat e emërimeve të magjistratëve, të cilët presin gjatë për të ushtruar detyrën e gjyqtarit edhe pse brenda sistemit ka vende vakante të krijuara nga transferimet e ndryshme që bëhen ndërkohë,
  • mos hapja e vendeve të reja vakante për vitin e ri akademik 2016-2017, që shkon në drejtim të kundërt me reformën në drejtësi dhe me nevojën që ka sistemi për gjyqtarë të përgatitur nga Shkolla,

vënë në dyshim misionin e Shkollës së Magjistraturës, për formimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve me integritet, aftësi dhe cilësi të larta profesionale dhe etike, me qëllim rritjen e cilësisë në dhënien e drejtësisë.

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës u mblodh sot në një mbledhje të jashtëzakonshme duke trajtuar këtë cështje me shpresën që Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas reagimit të drejtë të magjistratëve do të gjente kurajon të vetëkorrigjohej e të mos zbardhte një vendim të paligjshëm dhe të padrejtë, dhe Presidenti i Republikës të mos dekretonte emërimeve të bëra me short.

Me këtë dekretim u vendos që të mos zbatohet ligji, të cënohen interesat e magjistratëve, të shkelet parimi i meritokracisë në emërim dhe të goditen themelet e sistemit të drejtësisë dhe roli i Shkollës së Magjistraturës në përgatitjen e magjistratëve cilesore.

Next Post

Gjykata rrëzon padinë e PD për taksat dhe tarifat e Bashkisë së Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

February 2, 2026
Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

February 2, 2026
2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

February 2, 2026
Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

February 2, 2026
“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

February 2, 2026
E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In