• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Magjistratura e bllokuar, Sadushi: Në 2021 asnjë i diplomuar në këto kushte

by Java News
22/09/2018 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e Magjistraturës nuk do të diplomojë asnjë magjistrat në vitin 2021. Kjo për shkak se ligjvënësit kanë dështuar të miratojnë draftligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që i hap rrugën shkollës së magjistraturës për të marrë 50 magjistratë të rinj. Sipas drejtorit të Shkollës, Sokol Sadushi, kjo situatë cenon rëndë sistemin e drejtësisë.

Politika ka dështuar deri tani që të miratojë në Parlament draftligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i hap rrugë Shkollës së Magjistraturës për të zhvilluar konkursin e pranimit të kandidatëve për këtë vit akademik. Mospjesëmarrja e opozitës në Parlament i ul shanset në zero që ky ligj të miratohet.

Por në kushtet kur vetingu po jep rezultatet, ku prokurorë dhe gjyqtarë po përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, nevoja për magjistratë të rinj është gjithmonë edhe më emergjente.

Ndërkohë, sipas drejtorit të Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi, në kushtet kur KLGJ dhe KLP nuk është ngritur, mosmiratimi i draftligjit që ndodhet përpara ligjvënësve do t’i japë efektet në vitin 2021, kur të mos diplomohet asnjë magjistrat.

“Mospranimi i ndryshimit të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i hap rrugë Shkollës së Magjistraturës të pranojë 50 kandidatë, i jep efektet ne 2021 sepse në këtë vit do të kemi nevojë për magjistratë të rinj, por shkolla nuk do të nxjerrë asnjë, pasi shkolla nuk do të marrë 50 kandidatët e rinj në 2018-n. Them në 2021-shin sepse shkolla është tre vjet dhe nevojat e sistemit të drejtësisë do të jenë shumë të mëdha, ndërkohë që do të kemi 50 magjistratë mangut”, deklaroi Sadushi.

Sipas Sadushit, këtë vit Shkolla e Magjistraturës do të marrë 10 magjistratë, por ata janë këshilltarë ligjorë dhe kanë program të veçantë dyvjeçar dhe jo trevjeçar. Por megjithatë, sipas Sadushit, ky numër është shumë i ulët.

“Numri 10 i këtyre kandidatëve për magjistratë që janë këshilltarë ligjorë është shumë i ulët në krahasim me nevojat që ka sistemi”, tha kreu i shkollës së Magjistraturës.

Sadushi i bën sërish thirrje politikës që, nëse gjen konsensusin, ta miratojë sa më shpejt, pasi ka ende dhe pak kohë që të marrë 50 magjistratë të rinj, të cilët mund të fillojnë shkollën në nëntor dhe jo tetor. Ai e konsideron draftligjin si të vetmen zgjidhje në situatën aktuale.

“Shkolla i ka ende mundësitë që të zhvillojë konkursin dhe të marrë 50 magjistratë të rinj, nëse Parlamenti e miraton ligjin. Kandidatët mund të fillojnë shkollën në nëntor dhe jo në tetor. Por mesa duket Parlamenti nuk e ka në axhendën e tij dhe mesa duket shkolla nuk do të marrë dot 50 kandidatët e rinj. Meqenëse prej dy viteve KLD dhe Kryeprokuroria e ka bërë këtë detyrë deri tani, duhet ta bëjnë edhe për vitin 2018 meqenëse nuk është ngritur KLGJ dhe KLP. Propozimi i deputetëve është propozim korrekt dhe unë mendoj se është zgjidhja e vetme”, vazhdoi më tej Sadushi.

Ndërkohë sa i takon shqetësimit që është krijuar nga vetingu duke përjashtuar nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë që japin mësim në Shkollën e Magjistraturës, Sadushi shprehet se deri tani janë përjashtuar 4, por që nuk përbën shqetësim.

“Unë mund t’ju bëj me dije se në trajnimin fillestar, nga 60 pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm, vetëm 3 prej tyre janë shkarkuar nga vettingu dhe që quhen të përjashtuar nga e drejta për të ushtruar funksione publike. Përjashtimi i vetëm 3 pedagogëve nuk përbën problem ne mbarëvajtjen e mësimit. Ndërsa në trajnimin e vazhduar janë 140 ekspertë trajnerë pedagogë që zhvillojnë mësimin dhe trajnimin me magjistratët, nga këta janë gjithsej 4 vetë, duke llogaritur edhe ata me përpara”, deklaroi Sadushi.

Sakaq, opozita ka deklaruar hapur se nuk do ta votojë draftligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që është propozuar nga dy deputetët e PS-së, Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati. Opozia akuzon mazhorancën se po kap sistemin e drejtësisë. (TemA Tv)

Next Post
Grabiten bobinat e bakrit, fshati Picallë në Tiranë pa energji

Gjirokastër/ Bie në kontakt me energjinë, humb jetën 60-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

August 14, 2026
Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

August 14, 2026
Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

August 14, 2026

Shqiptarët mbajnë lidhje të forta, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com