• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Magjistratë, do të gjykoni të drejtën, por dhe do të gjykoheni!

by Sokol Sadushi
28/06/2024 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Sadushi*

Dita e sotme na ka bërë bashkë të gjithëve për të nderuar dhe vlerësuar kontributin, përkushtimin, sakrificat dhe arritjet e 55 magjistratëve të rinj që diplomohen, 32 prej tyre si gjyqtarë dhe 23 si prokuror, të cilët do t’i bashkohen së shpejti komunitetit të magjistratëve.

Ky është një moment solemn dhe i veçantë për Ju dhe për këtë duhet të ndjeheni krenare. Padyshim që krenare për Ju ndjehen familjet tuaja, por edhe Ne, pedagogët e Shkollës së Magjistraturës që kemi bërë detyrën duke ju mbështetur dhe inkurajuar.

Siç është zakon, në ditën e përmbylljes së studimeve dhe nisjes së ushtrimit të detyrës jepen disa këshilla nga ata që kanë një përvojë të gjatë dhe prej së cilës kanë arritur të nxjerrin mësime të vlefshme, pozitive apo negative. Më lejoni edhe mua që kam pasur fatin gjatë karrierës si jurist, të kem qenë prokuror, avokat, pedagog dhe gjyqtar, që të mos heq dorë nga ky zakon i dhënies së disa porosive. Pavarësisht dallimeve që ka secili prej këtyre funksioneve, të gjitha lidhen mes tyre me disa të përbashkëta: Lidhen me drejtësinë, kur merret ose jepet, lidhen me padrejtësinë, kur ushtrohet ose përjetohet, ashtu si lidhen me ndjeshmërinë dhe humanizmin, kur mungon ose shfaqet. Prandaj, sot kam disa këshilla në formë lutje për të gjithë Ju të nderuar magjistratë:

– Ju keni përgjegjësinë për të bërë që sistemi i drejtësisë të ndryshojë dhe të bëhet i besueshëm. Ju e filloni betejën për bërjen e drejtësisë me modelin që do të prezantoni. Ju duhet të dini se një magjistrati i duhet integritet, kurajë, durim dhe maturi për të vepruar në emër të së drejtës. Duhet të jeni të vetëdijshëm për pushtetin që ju jepet, për dinjitetin e funksionit, por edhe për kufizimet që ju imponohen. Funksioni që do të ushtroni ka pushtet dhe fuqi të madhe. Prandaj nuk duhet ta keqpërdorni.

– Drejtësia ka nevojë për mjaft gjëra, por sidomos për një zë të fortë dhe të dëgjueshëm. Magjistrati duhet ta gjejë zërin në sallën e gjykimit, aty ku ai, pavarësisht ndrojtjes, hezitimit, pasigurisë, rezervave që ka, duhet që të flasë dhe zëri i tij që përçon drejtësinë të jehojë, jo duke bërë zhurmë, por duke përçuar siguri dhe integritet. Zëri i drejtësisë duhet të dëgjohet nga viktima që ka humbur dinjitetin, nga autori i veprës që ka humbur arsyen, nga pala që ka humbur shpresën dhe besimin te drejtësia, nga i dobëti dhe i pambrojturi që është i frikësuar nga padrejtësia. Zëri juaj është zëri që përçon shpresë dhe besim.

– Nëse përballeni me çështje që janë të rëndësishme për ju ose komunitetin ku bëni pjesë, mos qëndroni pasiv dhe indiferent, por bëni diçka. Indiferenca është sjellja më e dëmshme që një profesionist i së drejtës mund të reflektojë. Synoni dhe përpiquni të merrni rol, aty ku është e mundur dhe e nevojshme. Angazhimi juaj profesional nuk është vetëm seanca gjyqësore, por edhe vendimmarrje të tjera, jashtë sallës së gjykimit, të lidhura indirekt me të.

– Sa herë të hyni në sallën e gjykimit hyni me ndjenjën e thellë se ndërsa gjykoni, prisni edhe të gjykoheni. Pavarësia iu jepet për t’iu garantuar detyrën, por nuk ju bën të pakontrollueshëm. Vetëm në këtë mënyrë do të forconi besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

– Merrni me seriozitet dhe ndjeshmëri çdo problem dhe vështirësi me të cilat përballen qytetarët, kolegët tuaj dhe gjykatat e prokuroritë, ku ato punojnë. Bëjeni këtë që ditën e parë të detyrës suaj e deri në ditën e fundit. Ky do të jetë shpërblimi më i mirë që do t’i bëni sistemit të drejtësisë dhe justifikimi më i mirë dhe kuptimplotë që do t’i bëni diplomës që do të merrni sot!

– Mos harroni: askush më mirë se magjistratët nuk i di problemet e sistemit të drejtësisë, askush më mirë se magjistratët nuk e kupton dhe ndjen peshën e padrejtësisë, cenimin e pavarësisë dhe presionin për shkak të saj. Prandaj përpiquni sa të mundeni ta bëni sistemin e drejtësisë të besueshëm, profesional dhe me integritet. Nëse e bëni këtë, në fund të karrierës suaj do të mund të thoni me krenari se kontribuat sa mundët dhe latë gjurmë në rrugën e vështirë të konsolidimit të shtetit të së drejtës. Nëse e bëni këtë, keni realizuar dhe detyrën tuaj si qytetarë evropianë të këtij vendi!

*Kryetar i Gjykatës së Lartë

Next Post
FOTOLAJM / Kjo është pjesëmarrja e protestës para Bashkisë, teksa flet Dorian Teliti

FOTOLAJM / Kjo është pjesëmarrja e protestës para Bashkisë, teksa flet Dorian Teliti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In