• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Magjistari: Moraliste lërini moralizimet, gjithçka rrotullohet rreth seksit

by Java News
28/01/2017 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisionin e saj të përditshëm, moderatorja e njohur Rudina Magjistari e filloi këtë të enjte, duke lajmëruar që tema që do të diskutohet nuk është e përshtashme për fëmijët, kështu që prindërit duhej t’i largojnë ata nga ekrani. Dhe një njoftim i tillë, natyrisht që i bën kuriozë dhe i afron akoma më shumë pranë ekranit të rriturit.

Si mund të përmirësohet jeta seksuale në çift? Pse ajo zbehet edhe kur çifti është akoma i dashuruar, por ndërkohë lodhja dhe stresi i përditshëm ua zbeh dëshirën në krevat? Atëherë vijnë në ndihmë mënyra të tjera për të rikthyer interesin dhe për të rigjetur kënaqësinë seksuale. Një nga këto mënyra është t’i drejtohemi një “sexy shop”. Dy vajza që vijnë nga Amerika, njëra nga të cilat shqiptare, kanë menduar të hapin një biznes që ka të bëjë thjesht me erotikën.

Natyrisht që këtë temë utilitare për çiftet, Rudina me një eksperiencë shumë të gjatë në ekran, nuk kishte se si ta anashkalonte. Por a e kishte imagjinuar Rudina impaktin që ky program do të kishte në publik? A janë të përgatitur shqiptarët për të parë një program të tillë, me sportivitetin e diçkaje normale?

Në fakt, moderatorja ishte treguar shumë e kujdeshsme që këtë temë ta trajtonte me seriozitetin e duhur dhe, mbi të gjitha, pa kaluar asnjë limit dhe duke respektuar etikën që ka ky program si një format familjar.

Interesant është fakti se Rudina nuk ishte tunduar nga mahnia e marketingut, e futur gjerësisht tashmë në jetën tonë, që titullin e emisionit ta kishte me fjalët “lojëra erotike” apo “sexy shop”. Ajo kishte zgjedhur temën “Përmirësimi i jetës në çift”. Të mësojmë diçka më shumë mbi këtë emision pësmes kësaj interviste ekskluzive për gazetën “Panorama”, emision që, gjithsesi, ia doli të bëjë shumë zhurmë, nga vetë autorja dhe moderatorja e saj, Rudina Magjistari.

Shumë reagime për programin tënd të ditës së enjte. Kritika dhe refuzim për një temë të tillë, aq më shumë në emisionin tënd. Si u ndjeve kur i lexove?

Të them të drejtën nuk më bëjnë fare përshtypje komentet negative dhe ka një shpjegim për këtë fakt. Unë kam 7 vite që bëj një program pasditeje çdo ditë dhe nuk kam lënë asnjë temë pa diskutuar, përfshirë këtu edhe temat e seksit, me anë të seksologëve dhe psikologëve të ndryshëm. Është domosdoshmëri trajtimi i këtyre temave, si një pjesë e rëndë- sishme e jetës dhe e përmirë- simit të marrëdhënies në çift.

Po si ka mundësi atëherë që erdhi ky reagim për këtë emision?

Dua t’ju kujtoj një detaj tjetër: krahas paneleve ku është diskutuar pa fund për jetën seksuale dhe si mund të përmirësohet ajo në emisionin tim, ne kemi bërë kronikë kur janë hapur dyqanet e para “sexy shop” në Shqipëri dhe nuk ka pasur këtë impakt. Unë mendoj se fakti që për këtë temë ishte një vajzë me zë e figurë që fliste, dhe e trajtonte me shumë normalitet, duket sikur e shqetësoi atë pjesë të shoqërinë sonë, e cila siç duket është akoma shumë e kompleksuar, e paçliruar dhe me shumë tabu.

Mendon se më të kompleksuara janë femrat apo meshkujt?

Mendoj se jemi akoma një shoqëri e paçliruar, pa bërë ndarje meshkuj-femra. Dhe në këto raste, dihet që faza e parë është refuzimi i asaj që dëgjojnë, paçka se brenda vetes e kuptojnë se është një temë utilitare edhe për ta. E përmenda edhe në program një frazë të filmit “Eyes Wide Shut”: “Gjithçka rrotullohet rreth seksit, aty fillojnë problemet dhe aty gjenden edhe zgjidhjet”.

Kishte kritika edhe për faktin se fasha orare ishte e papërshtatshme për të trajtuar tema të tilla…

Në Amerikë, prezantuesja e famshme Oprah Winfrey, në një program pasditeje si i imi, trajton anatominë e organit gjenital femëror dhe mashkullor, gjithçka thuhet hapur, flitet me detaje dhe nuk tha njeri, pse në këtë orë, ose pse këto tema vulgare!

Po ti vetë çfarë komentesh ke marrë nga miqtë e tu, nga pjesa më avangarde e shoqërisë, le të themi?

Unë kam bërë një program normal, brenda spektrit të temave që unë trajtoj dhe brenda misionit që ka ai program; të jetë utilitar, të diskutohet për çdo gjë, natyrisht brenda etikës sime profesionale dhe personale. Dhe këtë gjë pjesa e emancipuar e shoqërisë e kupton shumë mirë. Prandaj them që për mua ka shumë rëndësi se kush e bën komentin negativ apo kritikën. Por, në fund të fundit, edhe programi im është një nga mënyrat me të cilat kjo shoqëri emancipohet, sepse televizoni dhe media në përgjithësi, e ka edhe këtë mision.

16265659_10154080654462680_9102742613911329568_n

Ku i gjete vajzat dhe a i parapërgatite që të mos e tepronin me komente mbi objektet që do shesin në “sexy shop”?

Vajzat i gjeta rastësisht. Edhe ato ishin të interesuara për të dalë në ekran, sepse po përgatisnin dyqanin e tyre virtual. Natyrisht, duke jetuar në Amerikë, jo vetëm vajza tjetër që ishte e huaj, por edhe Armida, një vajzë shqiptare dhe nënë e dy fëmijëve, ishin shumë të lirshme në të folur dhe fare pa tabu, por ama, siç e vutë re edhe vetë, për asnjë moment biseda nuk u bë banale dhe unë nuk kisha nevojë për të parandaluar diçka, sepse paneli kishte kulturën e duhur për të bërë një diskutim dinjitoz, për një temë shumë të domodoshme për çiftet dhe për mbarëvajtjen e tyre, si dhe për lumturinë e të gjithë familjes.

Në një moment Armida tha: “Unë i kam provuar të gjitha lojrat erotike që shes, sepse nuk dua të jem thjesht një bosht ku mbështet familja, por edhe përmbushëse e fantazive erotike të bashkëshortit tim… Ne jemi prindër full-time, por kur fiken dritat, unë dua të jem gjithçka për atë”. Mendon që ka shumë çfite të tilla në Shqipëri, apo mbizotëron akoma mentaliteti që këto gjëra nuk bëhen me nënën e fëmijëve?

Mendoj që ka akoma shumë punë për të bërë në këtë drejtim, për të çliruar mendjet e mbyllura, sepse çdo instrument që ndihmon për përmirësimin e jetës në çift, e forcon çiftin dhe redukton tradhtitë dhe shkatërrimin e familjes. Prandaj psikologët këshillojnë që çiftet duhet të ndezin fantazinë e tyre me elemente të reja. Të mos bëhemi moralistë dhe refuzues, por të pranojmë çdo gjë që i shërben një jete më të mirë./Panorama/

ma.me

Next Post
Partizani prezanton Bonifacen, ”thumbon” Skënderbeun

SUPERLIGA/ Luftëtari mund Partizanin 2-0, fiton Skënderbeu ndaj Flamurtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Transporti publik do të përfitojë edhe 4 muaj shtesë kompensim 50 lekë për litër për naftën

September 4, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

Pesë vjet pas “non grata”, Berisha në SHBA/ Këlliçi: Viza është me shumë hyrje-dalje, çfarë shkruhet në të

September 4, 2026
Mrekulli në Nepal, shpëtohen të gjallë dy punëtorë pas 9 ditësh në tunel

Mrekulli në Nepal, shpëtohen të gjallë dy punëtorë pas 9 ditësh në tunel

September 4, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

660 mijë të vendosur dhe 96 mijë anojnë nga PS; 330 mijë të vendosur dhe 73 mijë anojnë nga PD-ASHM

September 4, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Rama i kthehet Sandro Gozit pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni…

September 4, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

September 4, 2026
Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com