• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Magjia e pushtetit, shndërron në princ cilëndo bretkocë

by Lorenc Vangjeli
27/12/2020 23:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

 

Shpesh duket sikur Lulzim Bashës i bien të gjithë në qafë. Kur sillet qetë, thonë se fle gjumë. Kur është i dhunshëm në rrugë, e quajnë kopje të keqe të një origjinali të lig si Berisha. Kur bën politikë në institucione, e nxisin të dalë jashtë, kur del jashtë, ja numërojnë si gafë. Kur vijnë zgjedhjet, i thonë bojkotoji, kur i bojkoton e kryqëzojnë se e la opozitën pa asnjë përfaqësim në pushtet dhe individët pa punë. Kur bën marrëveshje me Ramën, i thonë se kryeministri ja hedh, kur refuzon cdo kompromis, e quajnë kokëfortë. Kur e bën vetë listën listën e deputetëve, i numërojnë alienët që i bën deputetë, kur jua jep alienëve “zahmetin” e listës, e quajnë të pazotin të marrë përgjegjësi. Kur përze gjithë njerëzit që dështuan bashkë me Berishën në tetë vjet qeverisje, ja krahasojnë me ata që solli me vete në qeverisjen tetë vjecare të opozitës së tij. Kur fotokopjon Berishën, nuk i njohin lidership, kur tenton të dalë nga hija e tij, e konsiderojnë mosmirënjohës. Kur tenton degën e ullirit, i përmendin kallashnikovët dhe kur flet si kallashnikov, qeshin me breshëritë kuturu që lëshon si lopa nevojat personale. Njëherë ja quajnë cadrën bunker rezistence dhe kur del prej saj, ja emërtojnë prezervativ frike. Nuk besojnë se e ka seriozisht kur mallkon oligarkët dhe e marrin seriozisht stilin e tij të shkeljes së syrit me të njëjtit oligarkë.

Nuk e besojnë kur kërkon transparencë për kufirin detar me Greqinë dhe i kujtojnë firmën në marrëveshjen e grisur nga gjykata. Qeshin kur flet për sarajet e Surrelit dhe i masin metrat katror të vilave në Long Hill e gjetkë.

Ka shumë të shkuar tek Basha për ta besuar atë në të ardhmen. Kjo është arsyeja kryesore se pse opozita nuk bind. Jo sepse të gjithë e pyesin Bashën është ora, por sepse ora për të bërë politikë nuk kurdiset me stinë. Eshtë stil e stimë dhe jo sallatë qëndrimesh që përjashtojnë njëra-tjetrën. Më mirë një gabim i qëndrueshëm sesa paqëndrueshmëri ekstreme. Më mirë një opozitë e dobët në institucione sesa një OFJ jashtë sistemit. Taktika e djalit të mirë që as të shtrëngon dhe as të lëshon, mërzit edhe gurin në Sazan dhe jo grupin e uritur politik që ai ka lënë në rrugë prej gati dy vjetësh. Dhe vazhdon ta mbajë me premtime kur qoftë dhe për shkak të rrethanave të vecanta të këtij mandati me tërmet e pandemi, ndryshimi në qeverisje do të duhej të ishte një akt formal. Në fakt duket se po ndodh ndryshe dhe premtimi i Ramës për një “tris” mandati ngjan si akt real.

Ka ende shumë ujë për të rrjedhur nën Lanë deri në prillin e zgjedhjeve. Basha duhet të bëjë bashkë gjithë vullnetet kundër Ramës, kurse Rama duhet të udhëheqë një grup gjithmonë e më të rënduar nga arroganca e qeverisjes dhe skeletet e firmave në dollape. Njëri, Basha, gjithmonë e më i vetëm përballë një grupi gjithmonë e më të paduruar e të uritur që kërkon në tavolinë ndarjen e pushtetit të nesërm, kurse tjetri, Rama, gjithmonë e më i vetëm sheh pas shpine një grup gjithmonë e më të madh anonimësh që ja kanë parë hajrin pushtetit të tij, por të gatshëm t’ja faturojnë atij gjithë qederin e mundshëm nëse bie nga pushteti.

Deri në prill, cfarëdo që të bëjë Basha, ai do të kritikohet nga skeptikët dhe do të refuzohet nga kundërshtarët. Do ta kryqëzojnë dhe do ta mallkojnë sepse ka mallkimin e të qenurit në opozitë. Nuk ka asnjë ndryshim nga sjellja që kanë provuar të gjithë opozitarët pa ardhur në pushtet.

Basha nuk bën përjashtim nga ky rregull që e ka të gdhendur në ADN shoqëria shqiptare e cila bën të fortin me të dobtin dhe arrogantin me nevojtarin, që bëhet këpucë që shkel e ikën tutje kur i ke nevojën dhe sillet si pluhur nën këpucë kur ja dikton nevoja sjelljen prej pluhuri. Basha mjafton të fitojë në prill që të shijojë adhurimin e atyre që e përbuzin sot dhe që ta duartrokasin ata që e mohojnë. Mjafton të fitojë dhe do të shohë në lëkurën e tij dhe gjithë rrethit të tij transformimin magjik që ndodh vetëm në përralla: ai vetë mbret dhe të tjerët rrotull tij princa të dalë nga lëkura bretkocash. Por vetëm nëse fiton sepse nëse humb, do të duhet të shijojë nga larg, me dhembje dhe pezm oborrin plot shkëlqim të Ramës mbret dhe princave të tij rozë.

Next Post
Edhe Vjosa Osmani ‘falet’ te zyra e Berishës, ish-kryeministri: Nëse flemë mbi varre, paqe nuk mund të ketë kurrë

Sali Berisha akuzon ish-ministrin e LSI: Për lokalet e tij, ligji nuk ekziston!

Comments 1

  1. Lame Kodra mbas Bregu says:
    5 years ago

    Jepi ujë gomarit.
    Të nxehtë apo të ftohtë ?
    Pse të nxehtë ?
    Pse të ftohtë ?
    Po si ?

    Reply

Leave a Reply to Lame Kodra mbas Bregu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In