Rruga për në finalen e madhe të Stambollit fillon sonte. Liga e Kampionëve (2019-2020) starton pjesën serioze të garës me 32 ekipe. Të gjithë duan të mbijetojnë sa më gjatë në këtë kompeticion, ndërsa janë disa “big”, që dëshirojnë t’ia rrëmbejnë kurorën Liverpool. Mbi të gjithë, gjigantët spanjollë, italianë e gjermanë duan të heqin dominimin anglez të kësaj gare, që sezonin e kaluar u monopolizua nga… Premier League.
Real Madrid, Barcelona dhe Atlético Madrid nga La Liga aspirojnë të komandojnë përsëri kompeticionin maksimal kontinental. Juventusi nga Serie A niset sërish si “Sizif” i martirizuar drejt majës, pas zhgënjimeve të shumta dhe dy finaleve të humbura nën drejtimin e ish-trajnerit, Allegri. Po kështu, Bayern Muncih mund të përfaqësojë më mirë Bundesliga, ndërsa PSG flet me gjuhën e francezëve.
Nga Anglia ka më tepër kandidatë, përveç Liverpool-it, kampion Europe në fuqi. Manchester City, Tottenham dhe Chelsea duken të uritur… Pra, gama e pretendentëve është e gjerë, . por vetëm njëri do ta presë finishin i pari, do të fitojë kupën “veshëgjatë”. Më poshtë po ju njohim me formacionet startuese, që mund të përdorin 32 skuadrat pjesëmarrëse në Champions, rrugëtimi i të cilave nis sonte në mbrëmje.
Grupi A
Real Madrid

PSG

Club Brugge

Galatasaray
Grupi B
Bayern Munich

Tottenham

Olympiacos

Crvena Zvezda
Grupi C
Manchester City

Atalanta

Shakhtar Donetsk

Dinamo Zagreb
Grupi D
Atlético de Madrid

Juventus

Bayer Leverkusen

Lokomotiv Moscow
Grupi E
Liverpool

Nápoli

Genk

RB Salzburg
Grupi F
Barcelona

Borussia Dortmund
Inter

Slavia Praga
Grupi G
Zenit

Benfica

Lyon

RB Leipzig
Grupi H
Chelsea

Ajax

Valencia

Lille/ telesport
g.kosovari












