• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Magazina e kanabisit në Skrapar, motra e të ndaluarës: Shërbente për bimë medicinale

by A R
18/04/2017 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka udhëtuar drejt Skraparit për të parë nga afër vendin ku u gjetën mbi një ton drogë dhe të ashtuquajturin laborator të përpunimit të kanabisit.

Ai ka biseduar me Safete Kaloçin, 47-vjeçaren që u shoqërua fillimisht bashkë me dy motrat dhe vëllain e saj Muhamed Kadiu, një ish-oficer krimesh pas zbulimit të drogës në Lapan të Skraparit, raporton “BalkanWeb”. Aktualisht motra e saj Edlira Lame ndodhet në burg.

Në një rrëfim për News24 ajo mohon se magazina ka shërbyer për përpunimin e kanabisit dhe thotë se ka qenë për grumbullimin dhe paketimin e bimëve medicinale që më pas eksportoheshin në Gjermani.

Magazina sipas saj ka qenë pronë e një gjermani që ka ndërruar jetë në vitin 2010.

Kjo është presa?

Po, kjo është.

Kur ka ardhur dhe për çfarë ka shërbyer?

Kjo ka ardhur rreth viteve 1995-1996 dhe shërbente për presimin e bimëve medicinale. E ka peshën standarde 50 kg dhe brenda në presë ndodhen lule e fletë murrizi. Mbyllej komplet presa dhe ka një rezervuar që mbushej me fletë e lule. E kishte gati fikse, e kishte standard deri në 50 kg. Lidhej, kapej me kapëse. Kjo që ndodhet në presë është lule fletë murrizi.

Këtu shikoj disa thasë të mbushur me pleh organik. Për çfarë ka shërbyer ky pleh dhe sa kohë ka këtu?

Ky pleh ka gati 2 vjet këtu në magazinë dhe ne e përdorim për vreshtat e rrushit.

Po vazot?

Vazot kanë qenë më përpara ngaqë është kultivuar rigon dhe bar blete.

Dhe për çfarë kanë shërbyer?

Thjesht për mbjelljen e fidanëve.

E më pas fidanët ku çoheshin?

Fidanët dilnin që këtej dhe mbilleshin në arë.

Ky objekt sa kohë ka që është marrë në përdorim?Me sa e kujtoj ka gati rreth 22 vjet që është marrë në përdorim, jo se është punuar. Nga 2009 e këtej.

Objekti në emër të kujt ka qenë?

Objekti ka qenë në emër të Martin Bauerit. Është shtetas gjerman që kemi punuar ne.

Si funksiononte atëherë, kjo ishte kompania pritëse për bimët medicinale?

Po, vinte këtu paketohej, ngarkohej e ikte direkt për në Gjermani. Nuk shkarkohej as në Durrës, atje thjesht bëheshin letrat.

Kur është ndërprerë ky aktivitet?

Aktiviteti është ndërprerë rreth vitit 2008-2009. U ndërpre, pronari u sëmurë. Në 2010-ën ai vdiq. Këto kanë qenë magazinat e tregtisë kur u privatizuan.

Po këto pajisjet e tjera të aspirimit?

Kishte tymra shumë dhe gjatë punimit duhet të hiqje tymrat se dhe punëtorit i bënte dëm dhe vetë bima nuk duhet ta kishte atë përmbajtje tymi.

Të gjitha pajisjet kanë shërbyer për këtë qëllim, edhe ventilatori?

Po, po.

Kur janë hequr nga funksioni me sa kujton?

Po ka rreth gati 2 vjet.

Po këto llambat e ndriçimit se pashë disa pajisje…janë përdorur.

S’kanë lidhje fare, jo jo.

Next Post
Washington Post: Gjermania kërkon që PD t’i japë fund bojkotit parlamentar

Bashës tani i ka mbetur Zoti dhe… Donald Trump!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com