• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Magazina me 1.3 ton drogë, flasin punëtorët e hashashit: Ja kush na punësoi

by Java News
21/10/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë duke lënë në burg 5 nga 11 personat e arrestuar në laboratorin e drogës në Derven të Fushë Krujës, ndërsa ka liruar 16 vjeçarin me iniciale E.N. Para gjykatës të ndaluarit janë shprehur se kushtet ekonomike i kanë detyruar të pranojnë ofertat e Kujtim Rexhepit për të punuar në kapanonin ku u gjet dhe sekuestruar 1.3 ton drogë e gatshme për t’u hedhur në treg.

“Pranuam të punonim në fabrikën e drogës për shkak të kushteve të këqia ekonomike”. Kështu rrëfyen para togave të zeza, 2 nga 11 të arrestuarit nga Policia e Shtetit gjatë operacionit ku u zbulua laboratori i drogës në Derven të Fushë Krujës.

Besmir Vathi ishte punëtorë në laborator dhe shpesh herë kryente dhe rolin e rojës në magazinë. Sipas tij, në fabrikën e drogës në Derven punonte për shkak të kushteve ekonomike të dobëta dhe për të ndihmuar familjen.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Fatos Sulaj, 45 vjecari nga Burreli të cilin në laboratorin e Drogës e kishte punësuar Kujtim Rexhepi duke i kërkuar të punonte aty për 4 deri në 5 ditë. Sulaj tha madje që as nuk e njihte bimën që e paketonte në arka.

“Pranova të punoj prej kushteve ekonomike, kam një fëmijë invalid dhe me lekët që merrja aty bleja ilaçe për djalin. z.Gjykatës unë nuk e disa se ç farë bime ishte, ditën e fundit kam mësuar se ishte drogë dhe Rexhepi personi që më punësoi e ndante punën na kërkoi ti vendosim nëpër arka. Unë aty nuk njihja asnjë edhe bukën e merrnim me vete kur futeshim në kapanon”.

Me këtë dëshmi Sulaj kërkoi masë sigurie detyrim paraqitje por për të u pranua kërkesa e prokurorisë duke caktuar arrest me burg. Arrest me burg u caktua dhe për 18 vjeçarin Besmir Vathi. Ndërkohë nga hetimet personi që ka tentuar të djegë bimën narkotike për të mos u diktuar nga policia në momentin e arrestimit të dy personave të parë të këtij grupi ka qenë Erion Vathi.

Arrest me burg u vendos dhe për Ali Kuçin ndërsa për të miturin 16 vjeçar me iniciale E.N gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje.  Të shtunën para gjykatës pritet të dalin të konsideruarit organizator të këtij grupi kriminal dhe investitor të laboratorit të kanabisit përfshi pronarin e magazinës Kujtim Rexhepi, , Erald Bardhoku, Gazmir Gjokea, Nilson Gega, Gjovalin Gjokea, Aurel Gjokeja.

Ky operacion rezulton të jetë bërë nga policia e shtetit në bazë të informacioneve operative dhe është ndërhyrë në laborator rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 18 tetorit e më pas materialet i janë referuar prokurorisë e cila ka regjistruar procedimin penal. Në këtë operacion u sekuestruan 1.3 ton kanabis, 4 armë zjarri, 4 automjete dhe u prangos 11 të dyshuar.

ma.me

Next Post
Projektligji antidrogë, ashpërsimi i masave të reja penalizuese që propozohen

Projektligji antidrogë, ashpërsimi i masave të reja penalizuese që propozohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In