• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MAFIA trondit Beogradin, përplasje të klaneve të drogës dhe politikës

by Java News
31/07/2018 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e një avokati të njohur ishte likuidimi i 19-të në formë mafioze në Serbi. Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit.

“Një kurth tipik” – kështu shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç). Ai ishte viktima e 19-të në këtë vit lufte të ashpër mes bandave kriminale në Serbi.

Avokati u qëllua për vdekje të shtunën para apartamentit të tij, ndërsa djali 26 vjeçar u plagos në krah. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim. Ognjanovic nuk ishte një person i panjohur.

Në fillim të viteve 2000 ai ishte pjesë e ekipit konsultues ligjor të presidentit Sllobodan Millosheviç, që duhej të përgjigjej për krime lufte deri në vdekjen e tij. Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të krimit. Vrasja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë.

“Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vrasjet?”, thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër. Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve, thotë ai.

 

Gjurmët në Malin e Zi

 

Ata që e njohin këtë skenë thonë, se edhe vrasja e fundit renditet në larjen e përgjakshme të llogarive mes dy klaneve të armiqësuara të drogës. Ognjanoviç përfaqësoi së fundmi Luka Bojoviçin, një nga bosët më të njohur të mafias serbe. Megjithëse ai qëndron në burg në Spanjë, flitet se vazhdon të drejtojë pazaret e drogës në Ballkan. Në vitet e fundit u vranë në Beograd disa nga njerëzit e afërt me të, edhe vëllai i tij. Të dy klanet konkurruese në tregun e drogës e kanë origjinën në Shkaljar dhe Kavaç, dy zona në gjirin e Kotorrit në Malin e Zi, por ato luftohen në rrugët e Beogradit, që konsiderohet si bastion i kriminalitetit të organizuar.

Jo pak vetë dyshojnë për lidhje me politikën, policinë dhe drejtësinë. Nga 124 vrasje mafioze që ka regjistruar Grupi i Kërkimit të Beogradit, KRIK, nga viti 2012, vetëm 9 raste janë zbardhur. Në 87 raste nuk ka as të dyshuar. “Nuk duhet harruar që njëra anë e kësaj lufte mafioze është edhe mbështetja e hapur e shtetit, shkroi në Twitter, Stevan Dojçinoviç.

Presidenti Aleksandar Vuçiç qeveris prej gjashtë vjetësh në Serbi me dorë të hekurt. Mediat më të mëdha janë nën ndikimin e tij, opozita gati inekzistente. Mungesa e pavarësisë në sistemin e drejtësisë dhe lirisë së shtypit theksohen rregullisht në raportet e progresit të Komisionit Europian.

Gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, në një foto tregohet Danilo Vuçiç, djali 20 vjeçar i presidentit duke brohoritur në tribunë. Ai ishte i rrethuar nga disa fytyra të njohura të botës së krimit dhe mbante veshur të njëjtën bluzë me mbishkrimin “patriotik” si ata.

Prandaj i besojnë shumë pak presidentit, kur thotë, se djali i tij ka qenë vetëm rastësisht krah njerëzve të tillë. Kur e njëjta shoqëri ishte prezente si bodyguard në tribunë edhe vitin e kaluar, kur Vuçiçi u betua. Në një kohë që disa demonstrues dhe gazetarë u rrahën.

Jashtë kontrollit

Kriminelët nga rrethi i besuar i Vuçiçit drejtoheshin deri në tetor 2016 nga Aleksandar Stankoviç, që mbante lidhje të ngushta me klanin e Kavaçit. Edhe Stankoviç u vra në Beograd, edhe ky një “kurth tipik”. Më parë ai lëvizte i lirë, megjithëse kundër tij ekzistonte një dënim i formës së prerë për gjashtë vite për shkak të trafikut të drogës dhe tentativës për vrasje. Por Stankoviç siguroi 12 herë raporte mjekësore për t’i ikur burgut, e shkonte të shihte rregullisht ndeshjet e futbollit të Partizanit të Beogradit. Një  mënyrë e tillë shpëtimi nga burgu nuk bëhet aq lehtë pa lidhje deri në nivelet më të larta të politikës.

“Serbia po fundoset në drogë. E shihet se të njëjtët kriminelë gravitojnë rreth partisë qeverisëse.”, thotë avokati Preleviç. Partia e plotfuqishme e Progresit akuzohet edhe për shpërndarje  të tenderave publikë dhe punëve tek përkrahësit besnik. “Kjo nyje  e krimit, parasë dhe politikës po e shkatërron vendin dhe sistemin e drejtësisë.”

Por edhe kritikët më të ashpër të presidentit Vuçiç nuk e pohojnë se ai i sheh me kënaqësi vrasjet mafioze. Njeriu i fortë i Serbisë kërkon pra të paraqitet si ai që di t’i kapë problemet dhe të luftojë kriminalitetin. Por paligjshmëria, nëse shpërhapet njëherë, është si një sëmundje kanceri, shkroi në Twitter gjykatësi, Miodrag Majiç. Atë nuk mund ta kontrollosh dot më.

Next Post
Afrikë/ Vriten tre gazetarë të njohur rusë

Afrikë/ Vriten tre gazetarë të njohur rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In