• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mafia shqiptare, mafia e së ardhmes në Europë”, deklarata e fortë e prokurorit italian

by Java News
02/10/2019 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Antiamfias italiane, Nicola Gratteri, në një intervistë për mediat zviceranë, ka folur për përhapjen dhe aktivitetin e fortë kriminal të mafies kalabreze Ndrangheta në Zvicër, ku klanet mafioze kanë krijuar selitë financiare për trafikun e drogës dhe armëve, vendi ku riciklohen të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe ku gjejnë vend strehim mjaft mafiozë e kriminelë të shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë.

Por prokurori i Antimafias jep njëherësh alarmin dhe rekomandon autoritetet zvicerane për rrezikun e mafies shqiptare si në Zvicër, ashtu dhe në të gjithë Europën, duke nënvizuar korrupsionin e fortë që ekziston në Shqipëri e që ndikon jo vetëm në sistemin gjyqësor në vend, por dhe në forcën kriminale të mafies shqiptare në tregun e kokainës në Europë.

“Unë parashikoj se në Konfederatën zvicerane, ashtu si dhe në Europë, mafia e së ardhmes do të jetë mafia shqiptare.

Në Shqipëri ka një korrupsion të fortë, ekzistojnë organizata kriminale të fuqishme, që askush nuk i lufton, e që falë parave ndikojnë dhe në sistemin gjyqësor e imponohen të mbizotërojnë në tregun e kokainës në Europë. 

Sot organizata kriminale shqiptare janë shumë të pranishme në Holandë, por dhe në Amerikën e Jugut, ashtu si dhe mafia kalabreze Ndrangheta”, shprehet ai.

Prokurori italian deklaron se grupet kriminale mafioze kanë depozituar në bankat zvicerane miliona euro të përfituara nga trafiku i drogës, si dhe riciklojnë paratë e pista për investimet në sektorin imobiliarë, si dhe një pjesë e përdorin për trafikun e armëve.

80% e kokainës që mbërrin në Europë është në duart e ndranghetistëve.

“Parate e përfituara nga ky trafik nuk mbërrijnë as në Kalabri e as në Amerikën e Jugut, pasi kartelat kolumbiane të drogës kërkojnë të paguhen ën Europë, ku është më e leverdishme për ta. 

Kështu që Europa e Zvicra shndërrohen në një supermerkat të madh ku mund të blihet gjithçka që vihet në dispozicion”, shprehet ai.

Prokurori Gratteri rrëfen se hetimet italiane kanë zbardhur se prej fundit të viteve ’80 ekzistojnë sinjalizime të ekzistencës së mafias kalabreze në Zvicër, por i pari operacion antimafia që vërtetoi dyshimet e tyre u ekzekutua më 1994, kur falë rrëfimit të një mafiozi, i cili vendosi të bashkëpunojë me policinë, u gjetën rreth 2 milionë dollarë të fshehura në bidonë qumështi në një fermë zvicerane, për llogari të bosit Toto Riina.

Po në të njëjtin vit u sekuestruan valixhe të mbushura me kokainë që transportoheshin nga Kolumbia në Itali, duke tranzituar në aeroportin zviceran të Luganos.

Për të luftuar përhapjen e aktivitetit kriminal të mafies në Zvicër, autoritetet kanë hartuar një plan special kombëtar antimafia, i cili është bërë operativ vetëm pak muaj më parë.

Dëbime nga territori i personave të lidhur me krimin, kurse antiriciklimi në banka e një shkëmbim i rregullt i informacionit mes Konfederatave e kantoneve zvicerane, janë baza e këtij plani kombëtar.

Next Post
Italia/I dënuar për vjedhje me dhunë, kapet 42-vjeçari shqiptar

Tiranë, 42-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In