Media britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një tjetër artikull mafias shqiptare, dhe këtë herë ka përfshirë ata që merren me trafik të qenieve njerëzore. Përmes një shkrimi të publikuar pak orë më parë “Daily mail” shkruan se tashmë, shqiptarët dhe arabët, në bashkëpunim me njëri tjetrin, po i trafikojnë emigrantët nga një bazë që kanë krijuar në Belgjikë për të kontrabanduar emigrantët drejt Britanisë së Madhe.
Sipas medies britanike, ky rrjet krimi e quan veten “mafia e varkave” dhe janë zhvendosur në Bruksel për të përfituar nga një rritje e madhe e emigrantëve atje. Rreth 600 migrantë flenë në parkun Maximilien afër stacionit kryesor të trenit, të tjerë flenë në një zonë tjetër dhe natën kontrabandistët lëvizin brenda, duke ofruar një udhëtim përtej kanalit në këmbim të 500 paundëve.
Disa prej emigrantëve, kanë rrëfyer për Daily Mail se për vlerën 2000 apo 3000 paund, u është ofruar një vend në një varkë më të madhe dhe me më shumë garanci kalimi. Që të arrijnë të mbledhin paratë, shumë prej emigrantëve kanë filluar të shesin kanabis dhe kokainë në Bruksel. Ndërsa në raste të tjera, emigrantët ndodh që vjedhin edhe njëri-tjetrin, për të arritur të mbledhin paratë që iu duhen.
Abuzar Afzali, 30 vjeç, i cili është nga një fshat jashtë Kabulit, tha: Parku është një vend i rrezikshëm natën. Ka burra me thika atje dhe ndonjëherë vjen mafia e varkave. Dua t’i paguaj ata që të mund të shkoj në Mbretërinë e Bashkuar, por ende nuk kam para. Disa shesin drogë. Këta njerëz të këqij….mafia e varkave….janë mënyra e vetme.
Sipas Daily Mail, shfaqja e një fronti të ri në tregun e trafikimit, i drejtuar kryesisht nga bandat shqiptare ose kurde, do të jetë thellësisht shqetësuese për Zyrën e Brendshme, e cila po përballet me një hetim për trajtimin e saj të krizës nga komiteti i çështjeve të brendshme.
Këtë vit më shumë se 4,000 migrantë kanë bërë kalime të paligjshme, shumë më tepër në krahasim me 1.850 që janë bërë gjatë vitit të kaluar. Shumica e udhëtimeve fillojnë nga Franca, por shumica e migrantëve mendojnë se kanë një shans më të mirë nga Belgjika.
Ky vend nuk i ka lënë në rrugë emigrantët. Belgjika u ka ofruar udhqime, veshje dhe trajtim mjekësor bazë.
Një vullnetar tha: Ata janë kryesisht emigrantë ekonomikë, sesa refugjatë. Tani ka gjithnjë e më shumë prej tyre. Shtë e vështirë t’i ushqesh të gjithë. Shumica janë të rinj nga Afrika, ndërsa disa vijnë nga Afganistani, Siria, Irani dhe territoret palestineze.
Enayatullah Safi tha se ai ka udhëtuar një vit rresht nga shtëpia e tij në provincën Kapisa afër Kabulit në Afganistan në Evropën Perëndimore e deri në Bruksel.
Salduesi 24-vjeçar tha: Unë kam qenë në Bruksel për një javë dhe kam fjetur rrugëve sepse bamirësit nuk kanë më shtretër. Shumica e njerëzve këtu duan të shkojnë në Angli. Kjo është ëndrra e tyre. Por është e vështirë të arrijmë atje, sepse ne nuk mund të paguajmë mafian e varkave. Unë duhej të largohesha nga shtëpia dhe familja ime për shkak të talebanëve. Ata donin që t’i ndihmoja duke vrarë njerëz dhe duke vënë bomba në biçikleta. Unë nuk do ta bëja atë.
Një emigrant tjetër tregoi se si ai kaloi dy ditë duke u ngjitur në anën e një kamioni për të arritur në Evropën perëndimore.
Ai tha: Dy nga miqtë e mi që e bënë këtë me mua janë të vdekur, sepse ata i zurigjumi teksa ishin në kamion. Tronditjet i nxorrën jashtë dhe mbetën të vdekur.
Vitin e kaluar 39 emigrantë ngë Vietnami humbën jetën brenda një kamioni frigoriferik. Këta të tjerët, luten çdo natë që të mos kenë fatin e tyre…