• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mafia e varkave”/ Zbulohet rrjeti i që trafikon emigrant nga Brukseli në Angli: 2 mijë deri në 3 mijë paund për person

by Java News
10/08/2020 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një tjetër artikull mafias shqiptare, dhe këtë herë ka përfshirë ata që merren me trafik të qenieve njerëzore.  Përmes një shkrimi të publikuar pak orë më parë “Daily mail” shkruan se tashmë, shqiptarët dhe arabët, në bashkëpunim me njëri tjetrin, po i trafikojnë emigrantët nga një bazë që kanë krijuar në Belgjikë për të kontrabanduar emigrantët drejt Britanisë së Madhe.

Sipas medies britanike, ky rrjet krimi e quan veten “mafia e varkave” dhe janë zhvendosur në Bruksel për të përfituar nga një rritje e madhe e emigrantëve atje. Rreth 600 migrantë flenë në parkun Maximilien afër stacionit kryesor të trenit, të tjerë flenë në një zonë tjetër dhe natën kontrabandistët lëvizin brenda, duke ofruar një udhëtim përtej kanalit në këmbim të 500 paundëve.

Twice a day about 600 migrants queue up along the canal quayside in Brussels for free meals, pictured

Disa prej emigrantëve, kanë rrëfyer për Daily Mail se për vlerën 2000 apo 3000 paund, u është ofruar një vend në një varkë më të madhe dhe me më shumë garanci kalimi. Që të arrijnë të mbledhin paratë, shumë prej emigrantëve kanë filluar të shesin kanabis dhe kokainë në Bruksel. Ndërsa në raste të tjera, emigrantët ndodh që vjedhin edhe njëri-tjetrin, për të arritur të mbledhin paratë që iu duhen.

Abuzar Afzali, 30 vjeç, i cili është nga një fshat jashtë Kabulit, tha: Parku është një vend i rrezikshëm natën. Ka burra me thika atje dhe ndonjëherë vjen mafia e varkave. Dua t’i paguaj ata që të mund të shkoj në Mbretërinë e Bashkuar, por ende nuk kam para. Disa shesin drogë. Këta njerëz të këqij….mafia e varkave….janë mënyra e vetme.

Sipas Daily Mail, shfaqja e një fronti të ri në tregun e trafikimit, i drejtuar kryesisht nga bandat shqiptare ose kurde, do të jetë thellësisht shqetësuese për Zyrën e Brendshme, e cila po përballet me një hetim për trajtimin e saj të krizës nga komiteti i çështjeve të brendshme.

This year more than 4,000 migrants have made illegal crossings compared with 1,850 during the whole of last year. Coastal patrol vessel HMC Speedwell, pictured

Këtë vit më shumë se 4,000 migrantë kanë bërë kalime të paligjshme, shumë më tepër në krahasim me 1.850 që janë bërë gjatë vitit të kaluar. Shumica e udhëtimeve fillojnë nga Franca, por shumica e migrantëve mendojnë se kanë një shans më të mirë nga Belgjika.

Ky vend nuk i ka lënë në rrugë emigrantët. Belgjika u ka ofruar udhqime, veshje dhe trajtim mjekësor bazë.

Një vullnetar tha: Ata janë kryesisht emigrantë ekonomikë, sesa refugjatë. Tani ka gjithnjë e më shumë prej tyre. Shtë e vështirë t’i ushqesh të gjithë.  Shumica janë të rinj nga Afrika, ndërsa disa vijnë nga Afganistani, Siria, Irani dhe territoret palestineze.

Enayatullah Safi tha se ai ka udhëtuar një vit rresht nga shtëpia e tij në provincën Kapisa afër Kabulit në Afganistan në Evropën Perëndimore e deri në Bruksel.

Salduesi 24-vjeçar tha: Unë kam qenë në Bruksel për një javë dhe kam fjetur rrugëve sepse bamirësit nuk kanë më shtretër. Shumica e njerëzve këtu duan të shkojnë në Angli. Kjo është ëndrra e tyre. Por është e vështirë të arrijmë atje, sepse ne nuk mund të paguajmë mafian e varkave. Unë duhej të largohesha nga shtëpia dhe familja ime për shkak të talebanëve. Ata donin që t’i ndihmoja duke vrarë njerëz dhe duke vënë bomba në biçikleta. Unë nuk do ta bëja atë.

Një emigrant tjetër tregoi se si ai kaloi dy ditë duke u ngjitur në anën e një kamioni për të arritur në Evropën perëndimore.

Ai tha: Dy nga miqtë e mi që e bënë këtë me mua janë të vdekur, sepse ata i zurigjumi teksa ishin në kamion. Tronditjet i nxorrën jashtë dhe mbetën të vdekur.

Vitin e kaluar 39 emigrantë ngë Vietnami humbën jetën brenda një kamioni frigoriferik. Këta të tjerët, luten çdo natë që të mos kenë fatin e tyre…

Next Post
Detaje nga aksidenti në Golem, një i plagosur

Detaje nga aksidenti në Golem, një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In