• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Madridi retrospektivë dedikuar regjisores Xhanfise Keko: “Beni ecën vetë”, “Tomka e shokët e tij’, “Mimoza Llastica”… mahnisin spanjollët

by Java News
13/04/2023 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Filmotekës Spanjolle e cila fundvitin e kaluar bëri pjesë të projektit “Nga lindja: Gratë Kineaste dhe Perdja e Hekurt (1943-1993)”, edhe regjisoren shqiptare Xhanfise Keko dhe çfaqi dy herë filmin “Kur xhirohej një film” si një nga dhjetë filmat e përzgjedhur prej dhjetë autoreve gra nga Europa Juglindore, këtë fillimviti ishte radha e Museut Reina Sofia në Madrid, një nga institucionet më prestigjioze të kulturës spanjolle, të organizonte një tribjut dedikuar tërësisht regjisores shqiptare të titulluar “Xhanfise Keko: Bota për fëmijët”.

Një event ky ku do të çfaqen katër filma të saj – “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë”, “Mimoza llastica” dhe “Taulanti kërkon një motër”, përzgjedhur nga kuratori Chema Gozales për ta prezantuar autoren shqiptare përpara publikut spanjoll.

I pari që çeli këtë event mbrëmë ishte filmi “Tomka dhe shokët e tij”, prezantuar nga kuratori Chema Gonzales dhe mbesa e regjisores, Denise Keko Andoni.

“Eshtë e mrekullueshme kjo që po ndodh, theksoi kuratori në fjalën e tij, të prezantojmë më në fund një përfaqësues të kinemasë shqiptare dhe akoma më shumë një grua që, megjithëse shumë e njohur dhe shumë e vlerësuar në vendin e saj, fatkeqësisht vijon të jetë një kineaste e panjohur në historinë e kinemasë botërore për çfarë krijoi, ku krijoi dhe kur krijoi. Shpresoj shumë që ky kotribut të ndihmojë sadopak për të vënë në vend këtë padrejtësi”.

Më pas e mori fjalën mbesa e regjisores, Denise Keko Andoni e cila tregoi për të pranishmit copëza nga jeta pranë regjisores dhe puna e saj me fëmijët e filmave, që nga njohja deri tek ritakimet pas shumë vitesh. Mbresa këto që ja lanë vendin emocioneve të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, një film ky i çfaqur dhe i mirëpritur kudo në botë deri sot.

Madridi ku filmat e përzgjedhur do të shfaqen nga dy herë në këtë event që do vazhdojë nga data 12 – 29 prill 2023, por jo vetëm ai, pasi nga 2 – 24 maj 2023 retrospektiva dedikuar regjisores Xhanfise Keko dotë organizohet edhe në qytetin Santiago de Compostela nga NUMAX Cinema, janë ndalesat e radhës për regjisoren shqiptare në këtë rrugëtim artistik të nisur që në gjallje të saj, në vitin e largët 1978.

Sot, pas 45 vitesh, falë bashkëpunimit të ngushtë me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, punës së kompanisë filmike SKANDAL dhe producentit Genc Përmeti për digitalizimin e disa prej filmave kryesorëtë autores, prezantimit të tyre në festivale dhe evente ndërkombëtare filmi dhe tribjuteve dedikuar regjisores shqiptare, organizuar nga Cinemateka e Copenhagës, Ëiena Film Museum dhe Festivali i Romës, regjisorja Xhanfise Keko mund të themi, po jeton një jetë të dytë.

Amerika, Kanadaja, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Zvicra, Austria, Çekia, Rumania, Danimarka, Israeli, Greqia, janë vetëm disa nga vendet ku regjisorja shqiptare Xhanfise Keko është shfaqur dhe mirëpritur nga shikuesit. Dhe, kur mendon se interesi vazhdon, atëherë bëhet edhe më e vështirë të thuhet se ku do të jetë ndalesa e radhës e regjisores Xhanfise Keko.

Next Post
“Burri i gjeti të zhveshur”/ Dyshohet se u përdhunua nga kryeplaku i fshatit, flet nëna e 23-vjeçares: Vajza s’ka probleme mendore

“Burri i gjeti të zhveshur”/ Dyshohet se u përdhunua nga kryeplaku i fshatit, flet nëna e 23-vjeçares: Vajza s’ka probleme mendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In