• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Madridi i përgjigjet Katalonjas: Bjerini shkurt, PO ose JO!

by A R
16/10/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria spanjolle pritet të lëvizë drejt rivendosjes së sundimit të drejtpërdrejtë mbi Katalunjën, pasi udhëheqësi rajonal humbi mundësinë të qartësonte brenda afatit limit të vendosur, nëse e kishte shpallur apo jo pavarësinë e rajonit nga Spanja.

Katalunja, një rajon tejet i pasur në verilindje të vendit, kërcënoi me mëvetësim pas referendumit të 1 tetorit, të cilin Gjykata Kushtetuese e Spanjës e cilësoi si të paligjshëm. Kjo e futi vendin në një prej krizave politike më të rënda, që prej përpjekjes për grusht shteti në vitin 1981.

Udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont bëri një deklaratë simbolike pavarësie të martën e kaluar, por e pezulloi atë brenda pak sekondash, e bëri thirrje për negociata me Madridin mbi të ardhmen e rajonit.

Madridi i dha afat Puigdemontit deri në orën 10 të kësaj të hëne, për të qartësuar pozicionin e tij në lidhje me pavarësinë, ose më saktë të thoshte “po” ose “jo” ndaj pyetjes së bërë, ndërsa afati shtrihej deri të enjten për të ndryshuar mendje, nëse ai do të këmbëngulte për shkëputjen nga Spanja. Në të kundërt, Madridi do të pezullonte autonominë e Katalunjës, nëse ai zgjidhje të vijonte me përpjekjet për pavarësi.

Ministri i Drejtësisë, Rafael Catala tha të hënën se, përgjigjja që Puigdemont i kishte dhënë përmes një letre kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, nuk ishte e vlefshme. “Pyetja ishte e qartë, ndërsa përgjigjja jo”, tha Catala për gazetarët.

E pavarësisht se qeveria nuk ka marrë ende një vendim, pasi po analizon ende letrën, ajo mund të nisë nga veprimi ditën e enjte, kur të përfundojë edhe afati i dytë i vendosur ndaj Puigdemontit.

Në letrën e tij, Puigdemont nuk i përgjigjej drejtpërdrejtë pyetjes mbi pavarësinë. Udhëheqësi katalanas shkruante, ndërkohë, se dy krerët duhej të takoheshin sa më shpejt të ishte e mundur për të hapur dialogun brenda dy muajve të ardhshëm.

“Oferta jonë për dialog është e sinqertë dhe e ndershme. Brenda dy muajve të ardhshëm, objektivi ynë është ta zhvillojmë këtë dialog, pasi të gjithë institucionet dhe personalitetet ndërkombëtare, spanjolle dhe katalanase kanë shprehur gatishmërinë për nisjen e dialogut”, shkruante Puigdemont në letër. “Në këtë mënyrë, ne do të verifikojmë angazhimet e secilës parti për të gjetur një zgjidhje të përbashkët”.

Në rastin e një deklarate pavarësie, kjo do të aktivizonte nenin 155 të Kushtetutës spanjolle të vitit 1978, sipas së cilës qeveria e Madridit mund të vendosë sundimin e drejtpërdrejtë në secilën prej 17 rajoneve autonome të Spanjës, nëse ato shkelin ligjin.

Qeveria qëndrore, në këtë fazë, do të mund të shkarkonte administratën lokale dhe të emëronte një ekip të ri qeverisës, të merrte kontrollin e policisë dhe financave, si dhe të shpallte zgjedhje të parakohshme. /b.d

Next Post
FOTOT/ Kate Upton ‘ndez’ Karaibet, tregon më shumë seç duhet

FOTOT/ Kate Upton 'ndez' Karaibet, tregon më shumë seç duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In