Madonna ka postuar fotografi të binjakeve të saj 4-vjeçare, Stelle dhe Estere, duke bërë përgatitjet për futboll.
Madonna ka treguar që binjaket e saj luajnë futboll thuajse çdo ditë pasi është sporti i tyre i preferuar, shkruan People, transmeton Koha.net.
Në fotografi ato shihen të veshura me uniformë dhe atlete, e të buzëqeshura teksa nëna e tyre u shkrepi foton.
Në njërën fotografi, ato shihen pas stërvitjes bashkë me vëllanë e tyre të madh, David 11-vjeçar. (b.an)