• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Made in Albania”, Veliaj: Blini për të ndihmuar fermerët

by A R
28/11/2015 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra qytetarë iu janë bashkuar aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në Malin e Dajtit për festat e 28 Nëntorit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se hapësirat në Malin e Dajtit nuk do të shfrytëzohen vetëm për raste festash, por do të përsëriten organizime të tilla dhe të kthehet në destinacion të qytetarëve.

“Ne duam që zona e Dajtit, kjo hapësirë, i gjithë ky  organizim të jetë pjesë e një strukture permanente të Bashkisë së Tiranës. Nuk mund të jetë ky një aktivitet që ne bëjmë vetëm për raste festash. Ne duam që e gjithë  kjo  hapësirë të rezervohet si një hapësirë konstante për të pasur një mushkëri tjetër të Tiranës”, u shpreh Veliaj. Sipas tij, parku i Liqenit Artificial të Tiranës është tashmë i mbingarkuar dhe duhet gjithmonë që të shfrytëzohen të gjitha asetet që ofron parku i Mali të Dajtit.

Veliaj-ne-Dajt-2

Kryebashkiaku vlerësoi se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit po punon për të mobilizuar dhe njohur qytetarët për parqet që rrethojnë qytetin. Ai solli në vëmendje se gjatë takimeve të zhvilluara me njerëzit në këtë aktivitet është njohur me raste të personave që  kanë shitur makinat e tyre për të blerë biçikleta.

“Kjo është Tirana e shëndetshme që ne duam të promovojmë, ku asetet e natyrës janë në fakt për të ndihmuar shëndetin e njerëzve. Nesër do të pasojnë aktivitete të tjera, në zemër të Tiranës. Do të kemi një ditë tjetër pa makina dhe rreth 40-50 aktivitete në çdo cep të Tiranës, për të promovuar Tiranën e shëndetshme, që është pro natyrës, Tiranën që ndihmon ekonominë vendore”, tha Veliaj.

Në përfundim të fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës ftoi të gjithë qytetarët që të mos largohen nga Mali i Dajtit pa shpenzuar të paktën 10 mijë lekë (të vjetra) tek fermerët që kanë produkte bio, produkte të prodhuara në Shqipëri, “Made in Tirana”, “Made in Albania”, sepse është e vetmja mënyrë se si të ndihmojmë ekonominë lokale.

ATSH

Next Post

Bënte zhurmë, shqiptari vret fqinjin italian me thikë buke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In