• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Made in Albania”/ Luftar Paja rikthehet në skenë në moshën 75-vjeçare

by A R
14/04/2016 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artisti i shquar i humorit, Artisti i Popullit Luftar Paja, i cili pas disa muajsh mbush 75 vjeç, rikthehet skenës pas një mungese të gjatë me një kryerol serioz në një dramë tërësisht shqiptare në Teatrin “Kujtim Spahivogli”.

Ja çfarë tha ai për DITA-n për këtë rikthim, ku nuk mungojnë edhe notat e humorit…

– Luftar, si ta konsiderojmë këtë rikthim tëndin në skenë?

– Si ata që nuk ndahen nga dashuria e vjetër. Populli thotë se mos hiq dorë nga vera e vjetër dhe nga dashuria e parë. Unë një dashuri të madhe kam pasur në jetë skenën. Ja shyqyr, më erdhi edhe mua radha të ringjitem në skenë. Të them të drejtën, më kish marrë malli… Falënderoj për këtë Teatrin që mban emrin e regjisorit të madh e të papërsëritshëm, Kujtim Spahivoglit.

– Çfarë të shtyu të ringjitesh në skenë, thjesht malli?

– Jo. Është e vërtetë se pas shumë vitesh mora një rol në një dramë, premiera e së cilës jepet sonte, më 14 prill 2016 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Jam i emocionuar pasi nuk është një rol i lehtë. Për më tepër emocionet e artistit nuk rreshtin asnjëherë. Kam besim se lodhjen do të na i shpërblejë spektatori me pjesëmarrjen dhe duartrokitjet. Përveç aftësive profesionale, unë dua të shpalos edhe aftësitë djaloshare që vazhdoj t’i ruaj. Hyj e dal pareshtur në skenë, ngjitem e zbres nëpër shkallë, që në fakt është një lodhje e madhe për mua. Por do ta përballoj. Edhe për inat të atyre që nuk duan të më shohin në skenë për motive politike…

– Pse ka edhe nga këta tipa?

– Ohu! Sa të duash. Unë jam artist i skenës, por edhe qytetar i përgjegjshëm për gjithçka ndodh në këtë vend. Ti, Xhevdet, më ke ngacmuar disa herë në DITA dhe mua që edhe nuk e bëj dot indiferentin, por edhe më vjen inati natyrshëm, ndaj dhe filloj e flas. E, kur flas unë, ua përmbledh ballazi atyre që kanë punuar e punojnë mbrapsht për Shqipërinë e këtë popull. E ku ma falin ata që unë i kam goditur? Por, aha, unë u dal përpara: i godas para se të më godasin.

– Po bën humor tani? Kështu e ke edhe rolin që do luash sonte?

– Jo. Nuk po bëj humor. Po unë kështu e kam të folurën. Unë, ta kam thënë se edhe humorin e bëj shumë seriozisht. Unë i përkas gjinisë së humorit, por në këtë dramë ky është një rol tejet serioz. Pra është një dramë, jo komedi. Dhe ka një aktualitet të theksuar me një temë të ditës, mjaft e prekshme nga shumica e popullsisë në vend.

– Ç’është kjo dramë dhe kush e vë në skenë atë?

– Drama titullohet “Made in Albania” dhe ka për autor Stefan Çapalikun. Kjo dramë është pjesa e tretë e trilogjisë “Albanica”. Ajo është vënë në skenë nga regjisori dhe producenti Altin Basha. Koreografia është bërë nga Gjergj Prevazi, skena dhe kostumet nga Ilirjana Loxha (Basha), muzika nga Endri Sina, ndërsa Asistent regjisor është Rezart Basioti. Për këtë dramë janë aktivizuar artistë të vjetër e të rinj. Nga brezi i vjetër në role jemi unë, Zyliha Miloti dhe Shegushe Bebeti. Por tërheq vëmendjen pjesëmarrja e shumë të rinjve që janë në hapat e para të artit skenik dhe që dua t’i përmend dhe t’i inkurajoj në këtë rrugë të bukur. Ata janë Florian Agalliu, Albana Koçaj, Eglantina Ceno, Loredana Gjeçi, Era Çaushi, Arieta Dhima, Sara Smaja, Linda Jarani, Algiona Aga, Aleksandër Seitaj…

– Mund të na tregoni me pak fjalë subjektin e dramës?

– Po. Drama i bën jehonë dhe pasqyron realitete nga Shqipëria e sotme, asaj të vërtetës, thelbësores, të “padukshmes”. Ja me pak fjalë subjekti i saj: Ngjarja zhvillohet në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, ku punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba dhe veshje me etiketën “Made in Albania”. Vepra demaskon veçanërisht skllavërinë e re të gruas shqiptare në një kohë moderne, ku duke shfrytëzuar papunësinë e madhe në vend, tentohet të blihet lirë krahu i punës dhe dinjiteti i tyre.

– Ju dukeni optimist se drama do të mirëpritet nga spektatori. Ku e mbështesni këtë optimizëm?

– Shiko, janë një sërë argumentesh. Po ju them disa. Ka shumë vite që është bërë e modës të vihen drama autorësh të huaj që nga ata amerikanë, anglezë e rusë, me subjekte të largët dhe të mezikuptueshëm në mesazhin  e tyre. Kurse dramat tona më së shumti kanë munguar. Kjo është një dramë me brumë tërësisht shqiptar dhe që prek një problem të madh social nga e cila vuan shoqëria shqiptare. Është intuita e mprehtë, por edhe prirja e pagabueshme e Kiço Londos, drejtorit të Teatrit ‘Kujtim Spahivogli”, për të guxuar në këtë drejtim, edhe në kohë krizash. Mjafton të përmend se gjatë muajit mars në këtë teatër u dhanë 54 shfaqje që u ndoqën nga 5534 spektatorë. E të mendosh se organika e këtij teatri është 20 vetë, ose rreth 15 herë më e vogël se institucionet e tjera analoge. Prandaj dhe them se Ministria e Kulturës duhet t’i kthejë më shumë sytë nga ky institucion…

– Sa herë është menduar të shfaqet drama “Made in Albania”?

– Të paktën 15 herë. Me të parë e me të bërë. Po ngjiti shfaqja, do japim edhe të tjera. Gati jemi ne t’u përgjigjemi spektatorëve…

– Të uroj suksese ty dhe kolegëve të tu në këtë shfaqje!

– Faleminderit gazetës DITA për interesimin dhe për mundësinë që na jep të shprehemi kur kemi ndonjë gjë për të thënë!

Next Post

Rusia e mbron aksionin e aeroplanëve luftarakë afër anijes amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

July 4, 2026
Manjani: Për idiotët që besojnë se SHBA do rrëzojë Ramën, shikoni ç’ndodhi në Iran, se keni që në ’45-n që prisni zbarkimin e “aleatëve” në Shqipëri

Po për pasojat e “revolucionit” antishtet në drejtësi, kush do negociojë?

July 4, 2026
“Mirënjohje për mbështetjen ndër vite”, Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë

“Mirënjohje për mbështetjen ndër vite”, Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë

July 4, 2026
Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

July 4, 2026
Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta këtë të shtunë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta këtë të shtunë, njihuni me parashikimin e motit për sot

July 4, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

July 4, 2026
Aksidentohen 6 makina pranë pikës kufitare në Morinë, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë

Aksidentohen 6 makina pranë pikës kufitare në Morinë, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë

July 4, 2026
Rritet interesi për Egjiptin dhe Spanjën/ Ja destinacionet e preferuara të pushimeve për shqiptarët dhe sa u kushtojnë

Rritet interesi për Egjiptin dhe Spanjën/ Ja destinacionet e preferuara të pushimeve për shqiptarët dhe sa u kushtojnë

July 4, 2026
Rrëshqet guri në rrugën Përrenjas-Librazhd dhe bie mbi një makinë, ndërron jetë shoferi 42 vjeç

Rrëshqet guri në rrugën Përrenjas-Librazhd dhe bie mbi një makinë, ndërron jetë shoferi 42 vjeç

July 4, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Koherenca, besueshmëria dhe e drejta për të gjykuar

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In