Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zbuluar së fundmi se ka pasur një bisedë me yllin e PSG, Kylian Mbappe, para se ky i fundit të rinovonte.
Macron është shprehur se ai i kërkoi sulmuesit të qëndrojë, diçka që më vonë u realizua.
Po, është e vërtetë që kam pasur një bisedë me Kylian Mbappe përpara se ai të merrte një vendim të vendosur për të ardhmen e tij.
Në atë bisedë, unë thjesht e këshillova atë, në një mënyrë krejtësisht joformale, të qëndrojë në Francë. Besoj se është përgjegjësia ime, si president, të mbroj vendin kur kërkohet në një mënyrë joformale dhe miqësore.
Kujtojmë se Mbappe ishte shumë pranë kalimit te Real Madrid, por PSG e bindi në fund, për të rinovuar kontratën./m.j











