• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Macron vizitë të dytë zyrtare, fazë e re e miqësisë me Parisin! Franca jep mbështetje për në BE

by E S
17/05/2025 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama priti presidentin francez Emanuel Macron në vizitën e dytë zyrtare që ai zhvillon brenda pak muajsh në Shqipëri, një shenjë sipas shefit të Qeverisë shqiptare, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Parisit kanë hyrë në një fazë të re miqësie e bashkëpunimi, të paparë më herët.

“Shumë mirënjohje për këtë shtysë të fortë nga ana e presidentit dhe republikës së Francës në marrëdhëniet me Shqipërinë që kanë hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më pare, Shqipëria ka ende shumë për të bërë, sidomos në fushën e menaxhimit të mbetjeve, ku jemi në proces për ndërtimin e një strategjie të qëndrueshme, të lidhur drejtpërdrejt me negociatat. Franca është kampione dhe nëse arrijmë të kemi bashkëpunimin me ekselencën franceze, do të jemi të fituar në çdo drejtim”, u shpreh Rama.

Pasi e uroi edhe njëherë për fitoren, presidenti francez Macron nuk kurseu vlerësimet për kryeministrin Rama, duke e cilësuar bashkëpunimin me të si një fat për Shqipërinë dhe Evropën. Për Macron, synimi i Ramës për të mbyllur negociatat e anëtarësimit brenda 2027, është një realitet.

“Ju falënderoj për besimin që morët në zgjedhje, rizgjedhja juaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për ju, por për të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto agjenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE-së. Franca do jetë krah jush për t’i u shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaja të njihen nga të gjithë dhe që agjenda të mbahet. Ju do mbani agjendat tuaja dhe ne do të mbajmë tonën, 2027-a nuk është një perspektivë, por një realitet”, deklaroi Macron.

Presidenti Emanuel Macron i është përgjigjur nga Tirana edhe kritikave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, sipas së cilës BE po jep mesazhe të gabuara për rajonin tonë, duke i hapur derën atyre që shkojnë në Moskë te Putini, teksa Kosova bllokohet.

“Udhërrëfyesi është i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun mes Beogradit e Prishtinë BE kërkon avancime konkrete mbi zgjedhjet komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme mbi çështjet e sigurisë. Duhet të dalë nga kjo përballjeje që bllokon situatën. Uroj që javën e ardhshme të fillojë dialogu me Prishtinën dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj që kërkesat janë legjitime nuk duhet të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë”, tha presidenti francez.

Një ditë më parë Tirana priti 47 liderë europiane dhe 5 përfaqësues të lartë të institucioneve të BE në Samitin e Komunitetit politik Europian.

Next Post
SafeJournalists dënon sulmet e deputetëve ndaj gazetarëve: PD të kërkojë falje, respektoni të drejtën për të raportuar

SafeJournalists dënon sulmet e deputetëve ndaj gazetarëve: PD të kërkojë falje, respektoni të drejtën për të raportuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In