Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka vlerësuar rolin e tij në Ballkanin perëndimor. Rama tha se procesi i integrimit në Bashkimin Europian, nuk do duhet të pengojë ribashkimin e Europës.
Për rrjedhojë, kreu i qeverisë shqiptare tha se në këtë drejtim Macron ka një rol mjaft të rëndësishëm.
“Vizitë për të thelluar më tej marrëdhënien mes Francës dhe Shqipërisë, që kanë njohur një zhvillim të papritur dhe të shumë pritur në vitet e fundit si rezultat i një riangazhimi të Francës në rajon përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të presidentit në kërkim të një marrëdhënieje shumë më konkrete dhe produktive për BE dhe Ballkanin perëndimor, një marrëdhënie që duhet të tejkalojë procesin tradicional të BE dhe që të jetë në gjendje t’u japë vendeve mundësinë e Bashkimit Europian, pa rënë në kurthin traditës së procesit të integrimit që në këndvështrimin tim, por jo vetëm duhet të vazhdojë në meritë, por jo të shndërrohet në ankth dhe pasiguri”, tha Rama.
Rama tha se është shumë i lumtur për këtë vizitë të Macron në Tiranë, duke vënë theksin se marrëdhëniet mes 2 vendeve janë shumë të mira.
“Sot e kemi Francën këtu përmes flamujve të krenarive të saj. Sot ka 111 kompani ketu me kapital te perbashket. Nga pikepmaja ekonomike jane sa nje kembe e Mbappe. Por janë shumw krahasuar me disa vjet me pare kur marredhenia jone ekonomike vlente sa nje kepuce e Mbappe. Tani te luftojme se bashku per kemben e dyte te Mbappe” -tha Rama.
Ai shtoi se presidenti francez i motivon shqiptarët dhe se Franca mund të gjejë te Shqipëria një aleat të mirë.
“Njësoj si një rockstar që motivon fëmijët kur e shohin nga afër, ju motivoni më shumë shqiptarë. Ne nuk mund të jemi kurrë Franca, por një mik besnik ku ju mund të shihni një aleat që me përmasat modeste i vlen në ditë të vështira” – tha Edi Rama.
/a.r