Era e konfliktit kishte ca që po frynte në Europë dhe ishte vetëm çështje kohe përpara se fronti eurofil dhe ai euroskeptik të vendoseshin përballë njëri tjetrit për një përplasje frontale.
Nuk qe nevoja për dallgë epike mes dy kampeve; mjaftoi konfrontimi verbal i Matteo Salvinit, zëvendësministër i Italisë, euroskeptik i thekur e flamurtar i së djathtës europiane, dhe Emmanuel Macronit, presidentit francez me axhendën ambicioze të forcimit të BE-së, dhe tensioni i brendshëm që vlon në kontinentin e vjetër u shpërfaq më i qartë se kurrë. Jo më kot Salvini ia vuri syrin që në fillim Macronit.
Në muajin maj janë zgjedhjet europiane dhe ministri i brendshëm italian e identifikoi armikun e vet të madh, ndërsa përmes një zyrtari të lartë, shefi i Elizesë e dha përgjigjen e tij ndaj sfidës së bërë.
“E kemi pranuar këtë dorashkë të hedhur drejt nesh dhe po organizohemi. Jemi në logjikën e sulmit.”, shprehet në zyrtar francez.
Në 7 shkurt, Franca tërhoqi ambasadorin e saj në Romë për të parën herë që prej 1940-tës, kur lideri fashist Benito Mussolini i shpalli luftë. Një luftë ishte edhe këtë radhë arsyeja e lëvizjes, vetëm se e një tjetër lloji: ministria e jashtme franceze u ankua për “lufta fjalësh”, “për akuza të përsëritura, sulme të pabazuara dhe pretendime të çuditshme të qeverisë populiste italiane. Fërkimet mes Parisit dhe Romës vazhdojnë prej muajsh, dhe Salvini e Macroni janë vënë në qendër të tyre: i pari tha në janar se shpreson shumë që populli francez të arrijë ta heqim qafe” presidentin e tij të tmerrshëm.
“Ndihem me zemër, shumë pranë të gjithë popullit francez, miliona burrave dhe grave që jetojnë në Francë me në krye një qeveri shumë të keqe dhe një president shumë të keq.”, tha Salvini.
Shefi i Elizesë nuk mbetet prapa as ai me komente; Macron e krahason rritjen e nacionalizmit me lebrën. Nëse nacionalistët populistë më shohin si armikun e tyre, epo, kanë shumë të drejtë, deklaron ai.
“I shikon të rritet pak e nga pak e të përhapen si lebra nëpër Europë, në vende ku mendonim se do te ishte e pamundur t`i shihnim përsëri, përfshirë këtu dhe vendet fqinj. Thonë gjërat më të këqija, sepse kështu janë mësuar të bëjnë. Lëshojnë pa fre provokime, dhe askush nuk tmerrohet nga kjo.”, u shpreh Macron.
Në luftën e fjalëve, u përfshi dhe zëvendëskryeministri tjetër I Italisë, Luigi di Maio, ai që do të bëhej shkas për tërheqjen e ambasadorit. “Lebra e vërtetë është hipokrizia e atij që i kthen emigrantët në qytetin kufitar të Ventimiglias e pastaj na predikon të drejtën e shenjtë për të kërkuar shpërndarje të drejtë, pat thënë ai atëherë. Provokimi I fundit I tij, udhëtimi drejt Parisit për tu takuar me liderë të protestuesve jelekëverdhë, e mbushi kupën. Ministria e jashtme francezeve e pa këtë si një përpjekjë të fshehtë për të siguruar vota në zgjedhjet europiane të muajit maj. Të kesh mosmarrëveshje është një gjë, dhe të manipulosh marrëdhëniet për synime elektorale, është një gjë krejt tjetër, ishte reagimi I saj.
As Macron, dhe As Salvini nuk garojnë vetë për një vend në parlamentin europian; cështja është se të dy ata mishërojnë forca të vendosura të përvijojnë të ardhmen e Europës, vetëm se me ide e vizione kryekëput të kundërta. Macroni është shfaqur si mbrojtësi më i madh i Brukselit në Europë, ndërsa politikani italian i sheh gjërat ndryshe.
“Salvini ka një strategji të dyanshme: të tërheqë sa më shumë votues të moderuar e të pavendosur ndërkohë që luan një rol kryesor për veten e tij në skenën europiane pas zgjedhjeve në parlamentin europian në maj”, shkruan Reuters.
Popullariteti i Salvinit në mesin e votuesve italianë pati një rritje te beftë kur i bëri rezistencë Brukselit për buxhetin. Palët e arritën një armëpushim përpara Krishtlindjeve megjithatë, Salvini e shënoi një lloj fitoreje: retorikat shpërthyesë të tij kundër bllokut dhe gjuha e ashpër dhe veprimet e ashpra kundër emigracionit e kanë kthyer në të preferuarin e euroskeptikëve anembane BE-së e përse jo, sic thotë FT, ndoshta edhe figurën qendrore të një koalicioni të ri nacionalist. Macroni nga ana tjetër përpiqet të shfaqet si muri mbrojtës i vlerave europiane dhe si “kocka e fortë” me të cilën duhet të përballet hovi nacionalist qe ka përfshirë kontinentin. Liberalët pro-europianë morën frymë të lehtësuar kur ai zbrapsi kërcënimin e lideres së ekstremit të djathtë Marine le Pen , e cila iu afrua rrezikshëm presidencës franceze, dhe energjitë e idetë e reja që sjell për Europën e bashkuar, e kthyen në kampionin e saj. E pra, ajo e tyrja në këtë pikë, duket një superpërplasje. Por kush do të fitojë? Dhe në fund, a do t`ia vleja barra qiranë?
“Disa pro-europianë druhen se konflikti mes këtyre dy liderëve është një ide e keqe, dhe se Macroni nuk është më në formën më të mirë për të luftuar. Është shumë jopopullor në shtëpi, dhe axhenda e tij e reformave ka ndeshur në rezistencë të fortë.”, shkruan FT.
Në fakt, goditja që mori presidenti francez nga protestat e jelekëverdhëve, ia dobësoi shumë pozitat. Shpërthimi i indinjatës popullore ndaj politikave të tij i tregoi se nuk është aq i fuqishëm sa c`mendonte, ndërsa argumentet kundër tingëllojnë mjaft bindëse për masat: “Elitat tona flasin për fundin e botës ndërkohë që ne flasim për fundin e muajit“, pat thënë një demonstrues jelekëverdhë duke përmbledhur në një fjali të vetme thelbin e një pëkanaqësie që nuk duket aspak e pabazë.
Salvini ndërkohë, shfaqet si njeriu që mendoi për popullin, për mirëqenien e tij dhe këtë u kujdes ta tregonte edhe më këmbënguljen për të paraqitur buxhetin ambicioz të shtimit të shpenzimeve, edhe pse ishte e qartë që në fillim se ai do të refuzohej nga Brukseli. Por ku do të cojë ky polarizim i debatit për BE-ne?
“Është gabim të hidhet një europianist kundër një populisti . Është praktikisht një gabim taktik. Ne duhet ta përcajmë të ashtëquajtin “kamp populist“, është e domosdoshme. Ai si kamp ka dhe edhe vetë plot ndasi, por ne i ndihmojmë me krijimin e kësaj situate. Ata janë të bashkuar vetëm nëse kanë armiq”, deklaron Enrico Letta, ish kryeministër i Italisë.
Asnjëherë më parë, zgjedhjet për prlamentin europian nuk kanë marrë vemendjen që po gëzojnë tani. Arsyeja është e thjeshtë: votimet e 23 majit mund të kenë pasoja që do të zgjasnin për dekada të tëra.
“Forcat nacionaliste apo ekstremi i djathtë janë në marshim praktikisht në cdo vend të BE-së , duke sfiduar partitë e establishmetit, të cilat vazhdojnë të përqafojnë, edhe pse në disa raste me gjysëm zemre, pikëpamjet mainstream pro-Bashkimit Europian.”, shkruan FT .
Sondazhet janë frikësuese për mbështetësit e establishmentit : anketimet e realizuara nga Pollofpolls.eu, tregojnë se Lega Nord e Salvinit do të rritet nga 6% e votave dhe pesë vende në parlamentin actual europiane në 33% te votave dhe 29 vende në parlamentin e ri. Ekstremi i djathtë i Francës është në rrugë të mbarë për të siguruar 21%, duke e spostuar në vend të dytë partinë censtriste “La République en Marche“ të Macronit e duke i dhënë Le Penit shansin e rikthimit me forcë në skenën politike pas zhgënjimit të presidencialeve 2017.
Nga ana tjetër, është Fidesz-i i Viktor Orbanit që e ka thuajsë të sigurtë konfimirmin e dominimit në Hungari. Alternativa për Gjermaninë me euroskepticizmin e theksuar nuk është cudi t`i dyfishojë 7 vendet e saj; në Poloni partia ultrakonservatore “Ligj dhe Drejtësi“ pritet të sigurojë 41% të votive dhe 24 vende nga 32% dhe 19 vende që ka sot. Por a do të munden nacionalistët dhe populistët të marrin nën kontroll parlamentin europian?
“Kjo vështirë se mund të ndodhë, por ata sërish mund të mjaftojnë për të trazuar punët e për ta vendosur veten në pozicionin e infuencimit, duke ndikuar deri edhe tek postet kyçe ne Bashkimin Europian”, lexohet në studimin e JDI.
Për një çerek shekulli, grupe të qendrës së majtë e të djathtë kanë punuar së bashku për të kontrolluar legjislaturën dhe politikëbërjen e bllokut jashtë kufijve, dukë farkëtuar kompromise mbi politikat e përbashkëta e duke ndarë postet kryesore. Por këtë herë, gjerat mund të ndryshojnë.
“Edhe nëse një shumicë armiqësore ndaj integrimit europian, apo e aftë të ndryshojë programin actual mund të jetë më pak bindëse nga sa mendohet, ajo sërish do ta vështiresojë ngritjen e mazhorancave në të ardhmen dhe marrëdhëniet mes institucioneve mund të ndryshojnë”, lexohet në studimin e JDI.
Në këtë pikë diskutohet për fundin e koalicionit të madh : dy blloqet qendrore që përfaqësojnë qendrën e djathtë dhe qendrën e majtë europiane, që kanë sot 54% të vendeve në Asamblenë 751 vendeshe.
“Rreziku i paralizimit është i madh. Në një kohë kur Bashkimi Europian përballet me sfida të shtuara, mund të bëhet i pamundur kalimi i legjislacionit në parlament. Do të jetë shumë më e vështirë për të punuar përmes metodës së komunitetit në raport me ligjvënien ne BE dhe e gjithë kjo, do të ketë pasoja të mëdha”, tha Heather Grabbe, drejtoreshë e Open Society European Policy Institute.
Zgjedhjet europiane nuk përcaktojnë vetëm përbërjën e parlamentit; rezultati i tyre mund të ndihmojë edhe në ndarjen e posteve të bllokut e në 2019-tën, në lojë janë edhe presidencat e komisionit europian dhe keshillit europian.
“Zgjedhjet europiane, që në realitet janë një seri zgjedhjesh kombëtare- testojnë temperaturën e politikave të brendshme. Shumë I përdorin këto zgjedhje per t`I nxjerrë qeverisë `kartonin e verdhë ose të kuq`. Fitoret e partive anti-BE-së do të krijonin padyshim një trysni edhe në nivel kombëtar, që do të thotë se 27 qeveritë e përcara të bllokut, do të jenë edhe më pak të pritur të bien dakord mbi çështje delikate si reforma e eurozonës apo emigracioni”, deklaron Janis Emmanouilidis, drejtor në European Policy Centre.
Kur u zgjodh president, Macron e mori votën që të shërbente si mburojë kundër një populisteje të madhe, Marinë le Penit, dhe ushqen shpresën e madhe se e njëjta gjë do ta ndihmojë të jetë I suksesshëm edhe në Europë. Sa për populistët në Romë, atyre u nevojitet një armik, një shënjestër perfekte të cilën e gjeten.
Por një jave pas tërheqjes së ambasadorit, ministri i Jashtëm francez Jean Ives le Drian la te kuptohet se ai do te rikthehet ne postin e tij, një sinjal ky se dy vendet tradicionalisht aleate po përpiqen t’i zbusin tensionet mes tyre. Edhe ne qofte ashtu, askush nuk e thotë dot me siguri se të tilla episode nuk do të përsëriten, por ajo qe mund te pohohet me bindje është se kjo mosmarrëveshje kërcënon të ardhmen e vetë Europës.
/a.rada