• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Macron më kupton dhe beson tek unë”, Vuçiç: Nga Franca, armatime dhe mbështetje lidhur me Kosovën

by A R
09/04/2024 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse publikisht Presidenti francez Emmanuel Macron preku një tast të ndjeshëm për Serbinë, atë të nevojës për të ndëshkuar përgjegjësit e sulmit në Banjskë, Aleksandër Vuçiç këmbëngul se privatisht Macron e kupton Serbinë kur vjen fjala për Kosovën.

Pas bisedimeve dhe darkës së zhvilluar me kreun e Elizesë, Vuçiç u shreh i kënaqur me rezulatatet dhe se gjatë darkës me Macron i kishte shpjeguar atij gjithçka që e shqetësonte. Siç thotë, homologu francez kishte vlerësuar sinqeritetin e tij, ishte treguar i drejtë dhe i kishte parashtruar pyetje lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe: “Unë mendoj se ai e kupton kur thua të vërtetën, kjo është mbrojtja jonë më e mirë. Mendoj se arritëm të shpjegojmë pozicionin e Serbisë, do ta shihni. Është detyra ime të luftoj për vendin. Faleminderit Macron që tha se beson në mua personalisht”.

Vuçiç, i cili paralajmëroi një vizitë të Presidentit francez në Serbi gjatë muajve të ardhshëm, u shpreh gjithashtu i kënaqur me bisedimet lidhur me fushën e mbrojtjes, duke thënë se ishin pranë nënshkrimit të kontratës për blerjen e avionëve të rinj luftarakë francezë, Rafale, e po ashtu të armatimeve të tjera. Garanci për furnizim me armatime moderne tha se kishte marrë edhe nga ministri i Mbrojtjes në Paris.

Gjatë takimit dhe bisedimeve të së hënës, Vuçiç iu ankua Macronit për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Europës, dhe tha se pala tjetër nuk kishte respektuar asnjë prej pikave të Marrëveshjes së Ohrit.

Macron nga ana e tij shprehu mbështetjen për integrimin e Serbisë, por e vuri theksin tek nevoja e ndëshkimit të autorëve të Banjskës dhe përshtatja e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.

/a.r

Next Post
“I shpifur, u ngre batanijen vajzave”/ Për cilin i ka këto akuza Romeo?

“I shpifur, u ngre batanijen vajzave”/ Për cilin i ka këto akuza Romeo?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

July 22, 2026
Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

July 22, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dumbabistët e rinj

July 22, 2026
Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë

Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë

July 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Protestat, Vangjeli: Sot kutitë hapen dhe nuk ka më plumba ndaj protestuesve

July 22, 2026
Moti i keq shkakton dëme në jug! Erërat e forta prishin çadrat në Vlorë, në Sarandë rrëzohet pema mbi automjete

Moti i keq shkakton dëme në jug! Erërat e forta prishin çadrat në Vlorë, në Sarandë rrëzohet pema mbi automjete

July 22, 2026
Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In