• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Macron mbështet Bullgarinë për Euron dhe Schengenin

by A R
06/06/2017 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti francez, Emmanuel Macron i premtoi sot kryeministrit bullgar, Bojko Borissov se do t’i mbështeste përpjekjet e Bullgarisë për tu afruar dhe integruar në zonën euro dhe hapësirën Schengen, pas përmbushjes së të gjitha kritereve.

Bullgaria, vendi më i varfër i Bashkimit Evropian, që u anëtarësua në vitin 2007, do të përshpejtojë rrugën drejt miratimit të monedhës unike dhe ka ndërmarrë aktualisht një fushatë aktive për të marrë mbështetjen e anëtarëve të zonës euro.

“Çdo herë që do të bëhen përpjekje konkrete, Franca do të jetë përkrah atyre që i aplikojnë dhe ky është rasti”, theksoi Macron, në një deklaratë para shtypit.

“Kam vullnetin, shfaqur që në fushatën time, për një integrim më të madh evropian dhe ai arrihet me hapjen e të gjitha vendeve që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë integrim”, shtoi presidenti francez, në përfundim të një bisede telefonike me drejtuesin bullgar.

“Kam vënë re vullnetin e vërtetë evropian tek kryeministri bullgar, Bojko Borissov dhe jam i kënaqur për këtë”, nënvizoi ai duke shtuar se do të shkonte në Bullgari para fundit të vitit.

Kryeministri bullgar përshëndeti Emmanuel Macronin për zgjedhjen e tij.

“Në sajë të dinanamizmit tuaj, ne do ta çojmë Evropën përpara. Do të jetë një Evropë e bashkuar dhe e fortë, por mos harroni periferinë”, theksoi Borissov.

Bullgaria do të drejtojë këshillin e Bashkimit Evropian në 2018-n.

Sofja duhet fillimisht të arrijë të integrojë sistemin e kursit të këmbimit ERM2./b.d

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e mërkurë 7 qershor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

February 13, 2026
NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

February 13, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

February 13, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit: Do të shitet me 114 lekë/kg

Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

February 13, 2026
Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

February 13, 2026
Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In