Presidenti francez Macron konfirmoi se qeveria e tij është e angazhuar dhe po punon për lirimin e pengjeve, qytetarë francezë, nga grupi terrorist i Hamasit. Në një konferencë të përbashkët me Ramën, Macron tha se e kishte të pamundur që të tregonte detaje, për shkak se rrezikoheshin bisedimet.
“E kam parë këtë video dhe dua t’i them familjes së Jashemit, mbështetjen tonë. Dua t’ua them të gjitha familjeve që janë marrë peng familjarët. Franca është mobilizuar plotësisht për të bërë gjithçka për lirimin e pengjeve. Kemi kontakte me shumë fuqi, miq të ndërmjetëm me Hamasin, për të arritur çlirimin e pengjeve. Por marrja peng e civilëve është e papranueshme. Duhet të tregohem i kujdesshëm dhe nuk dua të them tepër, që mos të kemi pritshmëri shumë dhe të prishen negociatat.
Dua t’i them familjes së Hashemit dhe familjet e tjera që po bëjmë të mundur çdo gjë. Kam shprehur solidaritetin për Izraelin. Shpreha gjithë mbështetjen që Izraeli të mbrohet. Do të shkojë në këtë rajon kur të vlerësojë se do të kemi një anxhendë për të vijuar atje. Do të vazhdojë konsultimet. Do të shkojë atje kur të kemi një marrëveshje konkrete, qoftë për mosshkallëzim, qoftë për çështje humanitare. Siguria e Izraelit, lufta kundër grupeve terroriste, procesi i paqes, zgjidhja politike janë të pandashme, Këtë axhendë duam të synojmë. Kjo tregon se ata që kishin besuar se çështja ishte bërë ekonomike dhe çështje sigurie, kanë arritur faktin se është çështje politike. S’mund ta zgjidhim pa angazhuar një proces paqeje, mbi këtë bazë do të duhet të jetë dhe në rajon. Mbi bazën e kësaj do të vendos. Mbështes vendimin e Izraelit për të vijuar sulmin ndaj terroristëve, kjo duhet të artikulohet. Është nderi dhe detyra e një demokracia. Kjo duhet të jetë e përputhshme me respektimin e të drejtës humanitare.”, tha Macron.
/f.s