• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Macron i bashkohet amerikanëve: Kosovarë, hiqni taksën me Serbinë!

by S M
15/02/2020 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër urimi homologut kosovar, Hashim Thaçi, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në letrën e tij, Kreu i Francës shpreh gatishmërinë që bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE’së, Josep Borell , të organizojë një Samit në Paris, me qëllim të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Por, siç thekson Macron, për të ndodhur një gjë e tillë, Kosova duhet të heqë taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Gjithashtu, Macron deklaron se Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Letra e plotë:

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, jam i lumtur t’ju adresoj, në emrin tim dhe në emër të popullit francez, urimet e mia të sinqerta.

Që prej vitit 2008, dy vendet tona kanë ndërtuar një marrëdhënie miqësie mirëbesimi. Franca qëndron përkrah Kosovës për t’a ndihmuar në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet ajo sot, veçanërisht në konsolidimin e shteti të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, në kuadër të strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor të cilin e kam miratuar pranverën e kaluar. Agjencia Franceze e Zhvillimit planifikon të fillojë punën në Kosovë këtë vit. Bashkëpunimi ynë dypalësh mbështet gjithashtu agjendën evropiane të reformës në vend.

Dëshiroj poashtu të përshëndes zhvillimin e qetë të zgjedhjeve legjislative të datës 6 tetor si dhe formimin, tash së voni, të qeverisë së re të Kosovës. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpjekjet e saj për të zbatuar reformat e nevojshme të brendshme dhe që vendosmërisht të angazhohet në kërkimin e arritjes së një marrëveshje me Serbinë.

Siç edhe e kam cekur më 12 nëntor të vitit të kaluar, gjatë Forumit të Paqes në Paris, ju mund të llogarisni në mbështetjen dhe gatishmërinë time për të mirëpritur, në Paris, një samit që bashkon liderët e Kosovës dhe të Serbisë, me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josp Borrell, për të lehtësuar rifillimin e dialogut. Për këtë priten veprime nga të dy palët: pezullimi nga Kosova i taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina; dhe pezullimi i fushatës për “ç’njohje” nga ana e Serbisë. Pasi rifillimit të dialogut, është radha e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, me mbështetjen e Francës, të lehtësojë bisedimet midis dy palëve me synimin e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërisht.

Duke përtërirë urimet e mia të ngrohta, ju lus të pranoni, z.President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Presidenti Macron Uron Presidentin Thaçi Për 12 Vjetorin E Pavarësisë 1 571x600
Next Post
Rindërtimi i banesave pas tërmetit tragjik, ja 7 zonat e reja të miratuara nga Qeveria

“Së bashku për Shqipërinë”, zbardhet axhenda e Konferencës së Donatorëve të hënën në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i shkruan Putinit letër të hapur, ja çfarë i propozon

Zelensky i shkruan Putinit letër të hapur, ja çfarë i propozon

June 5, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

June 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 6 qershor 2026

June 5, 2026
Pas homazheve në Pogradec, përcillet për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli

Pas homazheve në Pogradec, përcillet për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli

June 5, 2026
Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

June 5, 2026
Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

June 5, 2026
Zëra mediatikë me petka politike

Protestat, “lënda e parë” pa “makineri”

June 5, 2026
Seanca në GJKKO, Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

Seanca në GJKKO, Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

June 5, 2026
“Ka emra dhe numra telefoni”, Rexhaj: Organizatorët e protestës për Zvërnecin marrin udhëzime nga lëvizja studentore serbe

“Ka emra dhe numra telefoni”, Rexhaj: Organizatorët e protestës për Zvërnecin marrin udhëzime nga lëvizja studentore serbe

June 5, 2026
Gjyqi në GJKKO për ish-çiftin Meta-Kryemadhi, çfarë ndodhi në sallë para seancës (FOTO)

Gjyqi në GJKKO për ish-çiftin Meta-Kryemadhi, çfarë ndodhi në sallë para seancës (FOTO)

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In