• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Macron fton Kurtin në Paris: Vazhdoni dialogun me Serbinë, është kusht për afrimin në BE

by
01/04/2021 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë.

Në letrën e urimit, Macron ka përmendur dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se kohët e fundit është bërë përparim.

Kreu i Elizesë shpreson që edhe Kurti të vazhdojë me dialogun në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës sikurse të Serbisë.

Macron në letër urimi ka thënë se do të ishte i lumtur të priste në Paris Kurtin për të biseduar për temat e ndryshme.

“Ju dërgoj përshëndetjet e mia të sinqerta për formimin Qeverisë suaj dhe urimin tim për suksese të plotë në kryerjen e detyrave tuaja si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Duke votuar për listën që ju udhëhoqët gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit, shumica e votuesve që morën pjesë në votime shprehën dëshirën e tyre për ndryshim. Unë e di që ju synonit të realizonin zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Këtu sigurisht që duhet shtuar lufta kundër pandemisë, e cila është një përparësi e menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballur krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Unë dëshiroj t’iu siguroj për mbështetjen e Francës për të gjitha këto prioritete, për të mirën e kosovarëve dhe për afrimin e vendit tuaj me Evropën.

Kjo është një sfidë madhore, me të cilën do të duhet të përballeni. Në vitet e fundit është bërë përparim i rëndësishëm në dialogun që autoritetet kosovare kanë zhvilluar me Beogradin, nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shpresoj që ju të vazhdoni këtë dialog në mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës sikurse të Serbisë. Të jeni të sigurt se do të keni mbështetjen time të plotë unë do të isha i lumtur t’iu mirëprisja në Paris së shpejti për diskutuar rreth këtyre temave”, thuhet në letrën e Macron dërguar Kurtit./ b.h

Next Post
PD i përgjigjet Ramës: Nuk ke frikë COVID-19, por nga shqiptarët që duan ndryshimin

PD i përgjigjet Ramës: Nuk ke frikë COVID-19, por nga shqiptarët që duan ndryshimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In