• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Macron e deklaroi Kosovën shtet në Beograd, mediat serbe censurojnë fjalimin e presidentit francez

by Java News
17/07/2019 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Beograd, ku u prit me nderime të mëdha nga liderët serbë, të cilët heshtën për një detaj shumë të rëndësishëm gjatë fjalimit të tij.

Ndërsa sjellja e përfaqësuesve serbë në rastet kur Kosova trajtohet si shtet në takime të ndryshme, qoftë rajonale apo botërore të çdo niveli, është deri agresive dhe bojkotuese, krerët më të lartë të politikës në Serbi nuk pipëtinë kur Macron gjatë fjalimit të tij tha se Kosova dhe Serbia ishin dy shtete fqinje që e kishin të ardhmen në Europë. Dhe jo vetëm kaq, deklarata e Macron u censurua edhe në mediat serbe.

Të martën, gjatë ditës së dytë të vizitës së Macron, deputeti i pavarur serb, Gjorgje Vukadinoviç, trajtoi pikërisht këtë fakt. Ai foli mbi censurën që mediat në Serbi i kanë bërë fjalimit të Macron, në rastin ku i referohet Kosovës si shtet fqinj i Serbisë dhe ku kërkon që Beogradi të bëjë punën e tij për të pranuar një realitet të tillë. “Përveç mediave që nuk e kanë transmetuar këtë deklaratë, nuk kanë reaguar as krerët e shtetit serb”, thotë Vukadinoviç në gazetën “Danas”.

Sipas tij, mbase një mungesë reagimi e tillë ka ndodhur për të mos e prishur atmosferën pozitive të vizitës së Macron në Beograd. Vukadinoviç ka kujtuar reagimin aspak të sjellshëm të Ministrisë së Jashtme të udhëhequr nga Ivica Daçiç ndaj ambasadorit të Francës në Beograd, Federico Mandolonit, për të njëjtën deklaratë si ajo e Macron, kur atij i ishte thënë se “Kosova nuk është fqinje e Serbisë”.

Presidenti Macron ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në Beograd, në të cilin flet specifikisht për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ne duhet të ndërtojmë së bashku paqen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, ka shkruar Presidenti francez.

Ai e përmendi gjatë fjalimit të tij kompromisin, si një mundësi për të gjetur një zgjidhje për të dyja palët, duke thënë se për një gjë të tillë ka inkurajuar edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Macron tha se e inkurajon edhe palën e Kosovës për të gjetur një zgjidhje inteligjente.

Presidenti francez premtoi të përfshihet në procesin e rifillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim arritjen e marrëveshjes së përhershme gjithëpërfshirëse dhe me këtë në mendje, ai u shpreh se do të organizonte një takim të veçantë Beograd-Prishtinë me pjesëmarrjen e Kancelares gjermane Angela Merkel në Paris, rreth muajit shtator.

Ai shtoi se nuk ka zgjidhje të gatshme për problemin e Kosovës, se nuk ekziston zgjidhje magjike, se ai është për arritjen e kompromisit, që kërkon zbutjen e pozitave të forta që mbajnë aktualisht në dialog të dyja palët.

Macron theksoi se Bashkimi Europian duhet të kalojë nëpër procesin e reformave në mënyrë që të jetë gati të pranojë Serbinë si anëtare, duke e konsideruar atë një shtet të madh europian, një shtet që ka vendin e vet në Europë, por gjithashtu që duhet të vazhdojë me përmbushjen e reformave në rrugën e saj të BE-së.

g.kosovari

Next Post
Rudina Hajdari, apel opozitës: Mos u bëni pengesë e 30 Qershorit

"Korporata e Investimeve", Hajdari reagon për ligjin e qeverisë: Të tërhiqet, do t’i shkaktonte dëme të mëdha buxhetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

October 5, 2026
Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

October 5, 2026
Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

October 5, 2026
“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com