• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Maas: Sanksione kundër nxitësve të urrejtjes në Ballkan

by Java News
16/11/2021 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ballkani Perëndimor ishte në rend të ditës së Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme në Bruksel. Edhe pse pjesën më të madhe të debatit të krerëve të diplomacisë së 27 vendeve të BE-së e zuri kriza krijuar në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë,

zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Bosnjë-Hercegovinë, u cilësuan nga pjesëmarrësit si tejet shqetësuese.

Maas: Të tregohemi më të ashpër

Ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas i konsideron zhvillimet në Ballkanin Perëndimor si nga “më të vështirat në të gjithë historinë e pasluftës”, siç tha ai pas takimit të ministrave të hënën në Bruksel. Ai tha se këto zhvillime nuk duhen anashkaluar, duke pasur parasysh sidomos tensionet e kohëve të fundit në Veri të Kosovës dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

“Ne duhet të mendojmë se si të veprojmë më ashpër ndaj atyre që i vënë në pyetje strukturat shtetërore, që i yshtin njerëzit me urrejtje e që duan t’i ndërpresin lidhjet me Bashkimin Evropian”, tha ministri gjerman në detyrë, të hënën në Bruksel, pas takimit me kolegët e tij nga BE. Ai shtoi: Duhet folur edhe për mundësinë e sanksioneve për të ndalur zhvillime të tilla”.

Nuk ka konsensus në BE për sanksionet

Vendosja e sanksioneve ndaj kryetarit të partisë Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNDS) të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili kohët e fundit i ka shtuar përpjekjet për të minuar shtetin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës, mbështetet kryesisht nga Gjermania, por edhe nga disa vende të tjera të BE-së, por jo të gjitha. Shtete si Polonia, Hungaria dhe Sllovenia që udhëhiqen nga nacionalistë, janë kundër. Sanksionet që vijnë në pyetje për ish-presidentin e serbëve të Bosnjës janë ngrirja e kontove në BE dhe moslejimi i hyrjes në BE.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në konferencën e shtypit, mbas takimit të hënën në Bruksel, vetë nuk i përmendi sanksionet e dëshiruara nga Gjermania.  Ai tha se “Bosnja Hercegovina duhet të mbetet e bashkuar. Çdo përpjekje për të krijuar shtete të reja dhe për ta ndarë duhen shmangur.” Sipas medias në rajon, Borrell vetë është kundër vendosjes së sanksioneve.

Bosnien und Herzegowina | Orban-Besuch in Banja LukaHungaria është një nga vendet kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Dodikut. Këtu në Banja Lukë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke u pritur në aeroport nga Milorad Dodik, më 6 nëntor 2021.Borrell: Kosova dhe Serbia të implementojnë marrëveshjet 

Sa i përket  Kosovës dhe Serbisë, Borrell tha se pret që të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë, dhe shtoi se shpreson që qysh brenda këtij viti  “të mbahet një raund i mëtejshëm i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Debati  mbi Ballkanin Perëndimor që u zhvillua të hënën në Bruksel kishte si qëllim këmbimin e mendimeve ndërmjet anëtarëve. Në një letër që shërbeu si bazë për debatin e të cilën e ka edhe DW, situata politike në Ballkanin Perëndimor përshkruhej si “gjithnjë e më e sfiduese”. Në raport përmendej në mënyrë specifike kriza e thelluar në Bosnjë-Hercegovinë, tensionet në Veri të Kosovës si dhe tensionet ndërpartiake në Mal të Zi.

“Mbështetja e opinionit publik për integrimet në BE sa vjen e bie duke ia lënë vendin retorikave përjashtuese nacionaliste dhe politikave identitare”, thuhej në raport.

Të çelen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk ishte temë e bisedës së të martës. Por ministri gjerman Heiko Maas u shpreh edhe një herë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Bashkimi Evropian duhet të vërtetojë që është i besueshëm”, tha ministri në detyrë, “dhe të fillojë konferencat qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse edhe kjo mund të ketë një efekt stabilizues në të gjithë rajonin.”

Si Maas, ashtu edhe i  ngarkuari i BE-së me Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, konfirmuan se thuajse të gjitha vendet e mbështesin mbajtjen e konferencave qeveritare.

Komisioneri i zgjerimit Oliver Varheley, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim,  kishte thënë të hënën paradite, se pas zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut shpreson për  më shumë progres. Bullgaria është i vetmi shtet që vijon ta mbajë peng fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut, dhe për rrjedhojë edhe të Shqipërisë. /DW

g.kosovari

Next Post
Nga Gjirokastra tek Shkodra e Lezha/ Qarqet më të goditura nga COVID gjatë 2020-tës

Rastet e reja me COVID në Shqipëri/ VOA: Rriten lehtë, më pak viktima në javën e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

September 18, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

E zë gjumi në timon, makina përplaset me barrierat në Elbasan-Peqin. Plagosen një grua dhe një fëmijë

September 18, 2026
Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

September 18, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 19 Shtator 2026

September 18, 2026
Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

September 18, 2026
Masakër në një shkollë në Filipine, të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur! Edhe autori 16-vjeçar mes viktimave, vrau veten

Masakër në një shkollë në Filipine, të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur! Edhe autori 16-vjeçar mes viktimave, vrau veten

September 18, 2026
Sllovakia, marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus/ Fico: Kemi afat deri të martën!

Kryeministri sllovak Fico: Nuk dua që Sllovakia të përfshihet në luftë për shkak të “Nenit 5” të NATO-s!

September 18, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

September 18, 2026
Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Krujës voton kundër kalimit të Rinasit dhe aeroportit “Nënë Tereza” nën administrimin e Tiranës

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Krujës voton kundër kalimit të Rinasit dhe aeroportit “Nënë Tereza” nën administrimin e Tiranës

September 18, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Pagat e magjistratëve, ministri Malaj: Nuk është përplasje mes ekzekutivit dhe drejtësisë, buxheti preket vetëm me ligj!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com