• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LZHK apelon për normalitet: Kuvendi ka 5 muaj jetë, ktheni të përjashtuarit

by A R
18/10/2024 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bëri thirrje të premten dy partive rivale më të mëdha që të rikthejnë normalitetin në Kuvend.

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ftoi mazhorancën të bëjë hapin e parë duke revokuar një vendim të Etikës për të përjashtuar 24 deputetë të opozitës si pasojë e ngjarjeve të dhunshme të regjistruara brenda dhe jashtë parlamentit në javët e kaluara.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar shpreh shqetësimin e saj për situatën e përkeqësuar në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk mund të jenë funksionale seancat parlamentare kur mazhoranca ka përjashtuar gjysmën e deputetëve të opozitës. Kjo është e papranueshme në çdo vend demokratik dhe opozita ka të drejtën e saj legjitime të reagojë edhe ashpër me të gjitha mënyrat që i lejon ligji dhe demokracia. LZHK i kërkon mazhorancës që të mos provokojë opozitën dhe të rikthehet sa më shpejt normaliteti i Kuvendit.

Brenda kësaj ka dy elemente: së pari, Komisioni i Etikës parlamentare, që ka përjashtuar 24 deputetë, ne e ftojmë si LZHK të mblidhet që ditën e hënë dhe të heqë dënimet për deputetët opozitare, sepse nuk ka aspak logjikë. Parlamenti shqiptar ka gjithsej edhe nja 5 muaj jetë dhe t’i përjashtosh për dy muaj gjysmën e deputetëve do të thotë në një farë mënyre të provokosh palën tjetër që të bëjë sherret që po bën. Përndryshe ka një prapavijë politike për ta bllokuar parlamentin, për të mos pasur debat. Parlamenti është arma më e fortë që ka opozita nga këtu deri në zgjedhje,” u shpreh Shehi.

Në konferencën për shtyp me bashkëkryetarin Ekrem Spahiu, z. Shehi renditi katër pika për diskutim. Ai përshëndeti procesin e negocimit me BE-në, që këtë javë hyri në një zhvillim të ri.

Duke u ndalur te stina zgjedhore përpara fushatës së 2025-ës, kreu i LZHK-së kërkoi nga opozita të mos lejojë PS-në që të shmangë votimin elektronik, të paktën në kryeqytet.

“Kemi dy vjet që bëjmë luftë për votimin elektronik. Modeli është provuar në Tiranë te lagjja 10, në Elbasan. Mund të ketë pasur probleme, por gjithsesi hyn te ata që mund të konsiderohet i suksesshëm. Tirana e ka infrastrukturën teknike dhe njerëzore. Ne mendojmë që partia më e madhe opozitare të mos e mbështesë mënyrën e vjetër të votimit. Votimi me mënyrën e vjetër do të thotë hyrja në punë e ushtrisë së komisionerëve, abuzimi me votat. Partitë e vogla nuk kanë të drejtë ligjore të kenë komisionerë, ndaj zotërinjtë e dy partive të mëdha do të numërojnë votat e gjithë të tjerëve duke gjetur lloj-lloj sebepesh. Sistemi është provuar, ka defekte si gjithë sistemet, por ia vlen të votohet njëherë ndryshe në Shqipëri,” shtoi kryetari i LZHK-së.

Për sa i përket çështjes së javës, që është vendosja e emigrantëve të parë nga Italia në kampin e Gjadrit, z. Shehi tha se LZHK-ja vazhdon të jetë kundër kësaj politike.

“Ne po bëhemi vendi i parë në Europë që po pranojmë një ‘kamp përqendrimi’. Këtë e kemi bërë me justifikimin për të mbrojtur në luftën kundër emigrimit ilegal, për të pasur një raport më të mirë me Italinë, por kjo është pak e paligjshme dhe e pamoralshme, madje pak e tepruar për realitetin shqiptar. Iranianë, afganë afrikanë… ne jemi kundër kësaj marrëveshjeje, edhe pse mendojmë se Shqipëria duhet të vazhdojë të ndjekë politika të partneritetit strategjik me Italinë. Por marrëdhëniet nuk duhen ngushtuar vetëm në këtë lloj fushe,” deklaroi Shehi.

/a.r

Next Post
Shkatërrim i plotë i Hamasit nga Izraeli apo negociata? A do të ketë ndikim vrasja e Sinwarit në rrjedhën e luftës në Gazë?

Shkatërrim i plotë i Hamasit nga Izraeli apo negociata? A do të ketë ndikim vrasja e Sinwarit në rrjedhën e luftës në Gazë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In