TIRANË-Tragjik ka rezultuar fati i një 44-vjeçarje nga Tirana, e cila është djegur me benzinë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje, në rrethana ende të paqarta. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë me dije se gruaja me inicialet M.A., ka ndërruar jetë dje në pavionin e djegies në QSUT.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 27.01.2018, në spitalin “Nënë Tereza”, tek pavioni i djegieve, ka vdekur shtetasja M.A, vjeçe 44, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se kjo shtetase është vetëdjegur në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(BalkanWeb)










