‘Lutuni për ne’, e bllokuar në bunkerin izraelit, Caitlyn Jenner ndan bisedat me fëmijët gjatë sulmit iranian

Caitlyn Jenner po pinte verë dhe u dërgonte mesazhe anëtarëve të familjes së saj ndërsa bombat binin si shi pranë hotelit të saj në Tel Aviv.

Ndërsa Irani e goditi Izraelin me raketa balistike në një kundërsulm, ish-olimpianja u tha të dashurve të saj se po merr të gjitha masat paraprake për të qëndruar e sigurt.

Në një intervistë të dhënë për një televizion lokal Jenner tregoi se kishte folur me vajzën e saj mes kaosit.

“Fola me vajzën time Kylie i thashë mos u shqetëso, jam e sigurt dhe këtu do të kujdesen për mua”, tha ajo.

Jenner po ashtu ishte aktive edhe në rrjetet sociale për të informuar ndjekësit e saj mbi situatën.

Duke postuar një foto ku shiheshin shpërthime që ndriçonin qiellin e natës, ajo shkroi: “Lutuni për të gjithë ne. Do të fitojmë. Jam e lumtur që qëndroj me Izraelin sot, tani më shumë se kurrë.”

Ndërkohë një anëtari i familjes së saj tha për Daily Mail se Jenner kishte shërbim telefonik gjatë gjithë valës së parë të sulmit dhe e menaxhoi situatën me qetësi. Ajo madje pozoi për një foto duke mbajtur një gotë verë të kuqe me influencuesin Regev Gur.

Jenner ishte në Tel Aviv për të qenë kryesuese e paradës së krenarisë të së premtes dhe postoi foto të saj në disa nga vendet më ikonike të rajonit: Kibbutz Be’eri, vendi i Festivalit Nova dhe Muri Perëndimor i Jerusalemit.

Por natën para paradës, Izraeli kreu një sulm ushtarak kundër Iranit, duke synuar centralet bërthamore. Organizatorët e anuluan paradën për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, por Jenner mbeti e bllokuar në vend ndërsa aeroportet u mbyllën.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com