• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lutje dhe qirinj për kryepeshkopin Anastas edhe në kishën e “Shën Kollit” në Elbasan

by A M
26/01/2025 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kishën e “Shën Kollit” në Elbasan u mbajt sot mesha e përshpirtjes për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Besimtarët ortodoksë të Elbasanit ndezën qirinj dhe u lutën për shpirtin e Kryepeshkopit të ndjerë. Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit e Librazhdit, At Andoni u shpreh se Kryepeshkopi Anastas do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoksë për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare.

Në ditën e parë të zisë kishtare për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, në Katedralet “Ngjallja e Krishtit”, në Korçë, Gjirokastër dhe Durrës u mbajtën gjatë mëngjesit të sotëm shërbesat e përshpirtjes.

Kisha e “Shën Kollit” në lagjen “Shënkoll” është një ndër objektet më të rëndësishme fetare dhe kulturore të kësaj zone. Ajo është ndërtuar në vitin 1996 dhe është një simbol i ringjalljes së besimit dhe i traditës ortodokse pas përmbysjes së komunizmit pasi më herët kishat dhe objektet fetare ishin të mbyllura dhe të ndaluara.

Fondet për ndërtimin e kësaj kishe u mundësuan nga Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili gjatë gjithë kohës ka luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e jetës fetare dhe restaurimin e kishave në Shqipëri pas vitit 1990.

Next Post
Elon Musk poston hartën: Emri i ri i Kanalit Anglez do të jetë “George Washington”

Elon Musk poston hartën: Emri i ri i Kanalit Anglez do të jetë “George Washington”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”, ministri Malaj njofton rishikimin e kuadrit ligjor!

Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”, ministri Malaj njofton rishikimin e kuadrit ligjor!

November 4, 2026
Operacion antidrogë në Tiranë, 2 persona të arrestuar! Sekuestrohen kokainë, kanabis, pistoletë, zara metalikë dhe…

Operacion antidrogë në Tiranë, 2 persona të arrestuar! Sekuestrohen kokainë, kanabis, pistoletë, zara metalikë dhe…

November 4, 2026
Nga arrestimi në Mykonos, te ndarjet dhe pajtimet! Historia e trazuar e modeles shqiptare Angela Martinit dhe Dragos Savulescut!

Nga arrestimi në Mykonos, te ndarjet dhe pajtimet! Historia e trazuar e modeles shqiptare Angela Martinit dhe Dragos Savulescut!

November 4, 2026
Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

November 4, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

November 4, 2026
Negociatat Prishtinë-Beograd/Dialogu “i vdekur”, nuk pritet rezultat deri vitin e ardhshëm

Nga pagesat më të lira, te celulari pa roaming! Zbardhen përfitimet që sjell strategjia e re e BE-së për Shqipërinë dhe rajonin

November 4, 2026
“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

November 4, 2026
Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

November 4, 2026
Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In