• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lutje “Atit tonë”, Erion Veliaj

by Agron Gjekmarkaj
05/02/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga AGRON GJEKMARKAJ/

Kryebashkiaku Erion Ve liaj është njeri i familjes, tashmë, për të gjithë ne. Nëse zgjohemi të mërzitur, ai shfaqet menjëherë në televizor dhe na thotë  “jeta është e bukur-jetoje atë”. Makthet e një nate pa gjumë marrin arratinë e thyejnë qafën! S’qullja, dhimbjet e mesit, murrëtimi, stresi mpaken dhe gëzimi të çukit si lejlek mbi dritare. Del në sallon me pantofla e pizhame e teksa rrufit kafenë, ai përsëri duket në një tjetër ekran. Sa shpejt! Ti hap sytë dhe kruan veshët në pritje të një tjetër parabole. Ai paralajmëron butë- sisht se erdhi koha për t’iu futur punës.

Një shpjegim burimor për virtytet e saj, qysh ajo na edukon, qysh na siguron mbrothësinë e një jete të paqtë, qysh na darovit me një bilete gratis në udhëtimin drejt së ardhmes. Në fund, një porosi “duaje qytetin tënd”! Një buzëqeshje dhe një ngjatetim me dorë për të kuptuar që nuk je i vetmuar. Ndjenja e fajit se po vonohesh për të kapur ritmin, të zë menjëherë. E boshatis filxhanin me dy të hedhura, paçka se buzët e gjuha digjen ndoca.

 

Ne ashensor, përsëri Erioni, nuk të le vetëm në atë mugëtirë dritash të zbehta. Aty gjen një fletëpalosje me këshilla praktike sesi të bëhesh një qytetar perfekt, i denjë për komunitetin! Një këshillë si të sillesh me administratorin! Një lajmërim si dhe kur të paguash dritat! Një qasje si mund ta gjesh momentin e duhur për të përkëdhelur qenin e komshiut pa të kafshuar gishtin.

Ne Bulevard, në mes të njerëzve, ti mendon se je vetëm me mendimet e tua, por jo, aty përsëri ke mundësi të takosh Erion Veliajn me një grup kamerash nga pas, të cilat e ndjekin në vrapin e tij haravan me biçikletë mbi trajektoren e caktuar për to. Në fillim jep lajmin sa kilometra këso udhe do hapen, pastaj shpjegon rëndësinë e të ecurit me biçikletë, dobinë që sjell ajo në qarkullimin e gjakut, në tretjen e ushqimit, zbutjen e kolitit dhe forcimin e zemrës.

Duhet rendur kah puna dhe shton ritmin, pak metra para se të futesh në një kënd reklame përsëri mbi kopertinën e një reviste sheh Erionin me pulovrin e tij mbushur me rombe, me vështrimin projektuar në horizont, as fort i qeshur, por kurrsesi i zymtë, i cili të përcjell mesazhin e sportivitetit, rinisë dhe energjisë. Të duket vetja i dalë kohe dhe mode me petkat e rënda dimërore. Orët e punës mbërrijnë në cakun e mbramë. Stomaku ka filluar të therë nga pak.

Kthimi përtypet nën shenjën e nervozitetit të midesë së trazuar. Zakoni e do që të hapesh atë të uruar televizor për të marrë vesh çfarë ka ndodhur. Përsëri del Erion Veliaj, duke mbjellë pemë monopateve përreth qytetit dhe me vete ka edhe ish-Presidentin Moisiu, i cili magjepset nga nisma aq sa beli në duar i ka hije si violina Paganinit. Ç’kuptim do të kishte ky mundim pa shpjeguar rëndësinë e gjelbërimit, romantizmin e kurorave, pastrimin e ajrit për një frymëmarrje të dëlirë e pa kokëçarje?!

Gjithësia, me gjasë, u mbrujt ditën kur edhe arbëreshët, që kaptuan detin për në dheun e të parëve, e gjetën veten rrëpirave të Petrelës, duke ngulur ullinj si amanet i Skënderbeut, se kështu u tha Veliaj. Ai i di mirë ato domene të kujtesës historike. Nuk dihet në i gostiti me këngën “si të lashë e më s’të pashë, moj e bukura More”! Por një gjë është e sigurt, se ata ikën të këndellur dhe e kuptuan që Skënderbeu bash-bash nuk qenkësh Edi Rama, po ky djali punëtor si palla e hekurt e Gjergjit të madh. Vjen darka, që ardhtë e bardhë!

Rreth tryezës çukit nga pak e tërheq ndonjë gllënjkë njeriu i gjorë për të namatisur gurmazin e kreshpëruar nga smogu dhe hedh sytë nga ekrani, ku ja beh përsëri Kryebashkiaku ynë. Me kamera nga pas, të cilat i shërbejnë papërtueshëm, hyn në një familje, mban në prehër një kolopuç dhe llafoset gjithë ëndje, më pas, ulet ndanë sofrës dhe ha me ç’tu ndodhet me të zotët e shtëpisë. U jep shpresë, dashuri, përkujdesje e nëpërmjet shumëfishimit të imazhit, këtë bekim e çon anembanë kësaj shqiptarie plot derte. E nesërmja është një befasi.

Veliaj mund të shfaqet në arat e Valiasit, duke cytur qetë me qylaf në kokë e shall mbi qafë e me të njëjtën vëmendje i rëndon plorit. Më pas, i merr erë dheut për të shijuar vlagën e tij. Më vonë, hyn në një kotec me kanistër në dorë e mbledh vezë duke sqaruar, ndarë në dysh, dilemën “pula vezën, apo veza pulën”! Pasditja mund ta zërë në Mullet, duke pjekur raki ballë kazani e pak më vonë me dajë Cenin, duke kuvenduar në Pezë si rinia duhet të ndjekë shembullin e veterinave.

Kjo është një kohë e jashtëzakonshme! Një fat i madh ka futur turinjtë në shtëpitë tona. Nuk të duhet më për asgjë eksperienca, studimi, dilemat, ëndrrat, sepse kemi Erion Veliajn. Ai të thotë çfarë është e mirë apo e keqe dhe ai e di. Ai të thotë çfarë është e bukur dhe e shëmtuar dhe ai e di. Ai të thotë çfarë të duhet dhe çfarë jo dhe ai e di. Ai të thotë çfarë duhet të mendosh dhe çfarë jo dhe ai nuk ia shtie kuturu. Me të gjitha këto bie dakord qeveria, vetë Kryeministri ynë buzëhollë, me këto bie dakord opozita, e cila nuk ka asnjë fjalë të keqe për të dhe goja iu thaftë, po e nxori.

Dikur kemi menduar se Erion Veliaj është djali i portës përbri, njëri prej nesh, por ai u rrit shpejt u bë mesianik. Mund ta quajmë “Ati ynë” që na hatron, këshillon e qorton. “Ati ynë” në kuptimin hyjnor të fjalës, i cili meriton lutjen: “Ati ynë që je në bashki/ u shenjtëroftë emri yt/ ardhtë mbretëria jote/ u bëftë vullnesa jote/ si në qiell, ashtu dhe në Tiranë/ bukën e përditshme jepna sot/ na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë/ e mos na lër të biem në tundim,/ por na liro nga i keqi – Amen!

Next Post
Doni djalë apo vajzë? Ja përllogaritësi që ju mundëson të zgjidhni gjininë e fëmijës

Doni djalë apo vajzë? Ja përllogaritësi që ju mundëson të zgjidhni gjininë e fëmijës

Comments 1

  1. Ida says:
    9 years ago

    ” Profesor ” asgje nuk ju pelqen! Te pakten flisni per vete jo ne shumes. Sipas jush ishim me mire kur ishim keq!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

August 24, 2026
“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

August 24, 2026
Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

August 24, 2026
“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

August 24, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

Ish-legjendat e futbollit i dalin kundër Infantinos, i kërkojnë largimin nga kreu i FIFA-s: Mjaft më!

August 24, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

“Hyjnë në fuqi më 1 Janar”- Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump ua rrit tarifat 50% për çelikun dhe automjetet: Ata na kanë plaçkitur!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com