Presidenti, Bujar Nishani duke folur në konferencën përmbyllëse të aktivitetit “Lutja e Paqes” që po zhvillohet në Tiranë, tha se “Shqipëria e ka ndërtuar paqen nga vëllazëria e feve”.
Nishani nënvizoi se nuk është e rastësishme përzgjedhja e Shqipërisë për organzimin e kësaj konferencë mbarëkombëtare, shtoi se mesazhet e kësaj konference janë fjalor enciklopedik.
“Shqipëria është një shembull frymëzues dhe unik për bashkëjetesën fetare. Organizimi i këtij dialogun në Tiranë dhe mesazhi që dalin prej tij janë një pasuri për ne dhe për të gjithë botën. Do ta konsideroja këtë prurje një fjalor enciklopedik”, tha Presidenti.









