• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lutja e dëshpëruar e babait nga Tropoja: Kam 4 vite pa parë fëmijët, mi rrëmbeu ish gruaja

by Java News
15/02/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se 4 vjetësh, Arian Boshnjaku nga fshati Begaj i Tropojës, nuk i ka parë fëmijët e tij të mitur. Situata rëndohet edhe më tej kur ai na thotë se nuk  e di vendndodhjen e asnjërit prej tyre. “Ju lutem, më ndihmoi që të gjej fëmijët e mi!”, është lutja që Ariani i drejtohet çdo kujt që mendon se mund ta ndihmojë. Ai thotë se është ndarë nga bashkëshortja dhe se ka bërë shumë gjyqe që të marrë kujdestarinë e fëmijëve të tij, Arselindës 12 vjeçe dhe Alvarit 10 vjeç.

“Kam bërë shumë gjyqe dhe Gjykata e Tropojës vendosi që kujdestaria e fëmijëve të më kalonte mua. Kjo për faktin se ish-bashkëshortja i braktisi ata dhe u largua nga banesa me një person tjetër, që  kishte lidhje jashtëmartesore. Pas dy ditësh, ajo e apeloi vendimin duke e çuar çështjen në Apel. Besoj se ish-gruaja ime u ka dhënë para gjyqtarëve. Nuk e di me saktësi këtë gjë, por nuk e pashë të arsyeshëm vendimin. Apeli në Shkodër ia dha kujdestarin ish-bashkëshortes pa vlerësuar fare raportin e psikologes që kjo e fundit u kishte bërë fëmijëve”, tregon Boshnjaku për vendimet e ndryshme të Gjykatës.

Babai nuk ka dashur që t’ia dorëzojë të miturit ish-gruas dhe për pasojë Gjykata e Bajram Currit në vitin 2013, i ka kërkuar atij që të paraqitet atje së bashku me fëmijët. “Pas një muaji të 2013, mu kërkua që të shkoj në gjykatën e Bajram Currit. Shkova atje shumë shpejt dhe aty mi morën fëmijët me forcë, jashtë dëshirës së tyre. Personat që ndodheshin atë ditë aty, janë sjellë si kafshë në prezencë të fëmijëve. Kanë ushtruar dhunë psikologjike”, tregon Ariani. Kjo ka qenë edhe hera e fundit që ai ka parë të vegjlit e tij.

Pas dy javësh, ai thotë se fëmijët e tij janë pajisur me pasaporta dhe u larguan në Europë. “Unë nuk i kam parë më kurrë fëmijët që prej asaj ditë. Ata kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë, pa hedhur unë firmën si prind. Në kundërshtim të plotë me ligjin, të vegjlit e mi janë lejuar të kalojnë kufirin jashtë çdo rregulli. Sipas vendimit të gjykatës unë duhet të takohesh më fëmijët e mi 2 në muaj, por kjo nuk ka ndodhur kurrë”, flet babai për largimin e dyshimtë të fëmijëve të tij.

Ndërkohë, ai thotë se i është drejtuar për ndihmë ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kryeministrit Rama, ministrit të Drejtësisë, e të tjerë, por nuk mori asnjë përgjigje. E vetmja dëshirë që Ariani ka është që të takohet me fëmijët e tij. Ai nuk di asgjë për fatet e tyre; nuk e di sa kane ndryshuar këto 4 vjet, ku jetojnë; si janë me mësime; çfarë pëlqejnë, e të tjerë. Por frika më e madhe e tij është së ish-bashkëshortja është person i papërgjegjshëm dhe se mund t’i shfrytëzojë fëmijët./ noa.al

Next Post
Kodheli dhe homologu kroat letër Stoltenberg: Serbia po provokon luftë në veri, të krijohet ushtria kosovare

Kodheli dhe homologu kroat letër Stoltenberg: Serbia po provokon luftë në veri, të krijohet ushtria kosovare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In