• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lutja drithëruese e Papës përpara sheshit bosh: Zot beko botën, mos na braktis

by Java News
27/03/2020 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku kreu sot lutje në një shërbim të drejtpërdrejtë para një sheshi pothuajse bosh, jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Nën qiellin me shi, bekimet e Urbi et Orbi u shfaqën në kanalin televiziv të drejtuar nga katolikët, TV Vatikani dhe në mediat sociale.

“Ju na kërkoni të mos kemi frikë. Megjithatë besimi ynë është i dobët dhe ne kemi frikë”, tha Papa gjatë lutjes, ndërsa shtonte se: “Por ju, Zot, nuk do të na lini në mëshirën e stuhisë.”

Në lutje, Papa citoi edhe një fragment nga Ungjilli i Markut, i cili tregon për humbjen dhe frikën e dishepujve, kur ata u gjendën të befasuar nga një stuhi e papritur në barkë, ndërsa Jezusi flinte i qetë.

“Në këtë stuhi, fasada e atyre stereotipeve me të cilat ne kamufluam egot tona, gjithnjë duke u shqetësuar për imazhin tonë, ka rënë, duke zbuluar edhe një herë atë përkatësi (të bekuar) të përbashkët, nga e cila nuk mund të privohemi: përkatësia jonë si vëllezër dhe motra.

Ne nuk jemi të vetë-mjaftueshëm; vetë-themelues: kemi nevojë për Zotin, ashtu si lundruesve antikë u duheshin yjet”, tha Papa Françesku.

“Le ta ftojmë Jezusin në varkat e jetës sonë. Le t’i dorëzojmë frikën tonë, në mënyrë që ai ta pushtojë atë. Ashtu si dishepujt, të përjetojmë se me të në bord, nuk do të ketë çarje të kësaj anijeje”, ka thënë Papa.

“Errësira e dendur është trashur në sheshet, rrugët dhe qytetet tona; ajo mori përsipër jetën tonë duke mbushur gjithçka me një heshtje shurdhuese dhe me një zbrazëti shkatërruese, e cila paralizon gjithçka në kalimin e saj: ju mund ta ndjeni atë në ajër, ju mund ta ndjeni atë në veprimet tuaja, pamjet e tregojnë atë. Por, nga kjo kolonadë që përqafon Romën dhe botën”, ai kërkon që “bekimet”, bekimi i Zotit, të zbresin për të gjithë. “Zoti – thotë Papa -, bekoftë botën. Jepu shëndet trupave dhe qetësi zemrave”.

Ne jemi “të pangopur për fitim”, “ne e lejojmë veten të zhytemi në gjërat dhe të hutohemi nga nxitimi”. “Ne nuk kemi ndalur para thirrjeve tuaja, nuk jemi zgjuar përballë luftërave dhe padrejtësive planetare, nuk kemi dëgjuar britmën e të varfërve dhe planetit tonë të sëmurë rëndë. Vazhduam të padënuar, duke menduar për të qëndruar gjithmonë të shëndetshëm në një botë të sëmurë. Tani, ndërsa jemi në një det të ashpër, ju përgjërohemi o Zot!”.

Pra, është “koha për të zgjedhur atë që ka rëndësi dhe për të ndarë atë që është e nevojshme nga ajo që nuk është”, tha ndër të tjera Papa Francesku, ndërsa përsëriti: Mos kini frikë. Dhe ne, së bashku me Pjetrin, ‘hedhim të gjitha shqetësimet tek Ti Zot, sepse Ti kujdesesh për ne’.

Lutja e Papës Lutja e Papës Françesku E duke i ftuar të gjithë ta përqafojnë kryqin e Krishtit me jetën e tyre, sepse vetëm kështu do të përqafojnë shpresën, Papa Françesku u lut:

“Të dashur vëllezër e motra, nga ky vend, që dëshmon fenë shkëmbore të Pjetrit, sonte, dua t’ju besoj të gjithëve në duart e Zotit, përmes ndërhyrjes së Zojës, shëndeti i popullit të vet, ylli në detin e stuhishëm. Nga ky kolonat, që përqafon Romën dhe botën zbrittë mbi ju, si përqafim ngushëllues, bekimi i Hyjit. O Zot, bekoje botën, dhuroju shëndet trupave dhe ngushëllim zemrave. Ti na kërkon të mos kemi frikë. Por feja jonë është e dobët e ne kemi frikë. Por Ti, o Zot, mos na lër në mëshirën e stuhisë. Na thuaj prapë: ‘Mos kini frikë’. E ne, bashkë me shën Pjetrin, ‘ta lemë Ty çdo shqetësim, sepse Ti kujdesesh për ne’ (shih 1 Pjt 5,7)”. Bekimi “Urbi et Orbi” e Ndjesa e Plotë Në fund, pas litanive të Zojës, Papa Françesku lartoi të Shenjtnueshmin Sakrament, me të cilin bekoi Romën e botën. Të gjithë ata, që ishin lidhur me të në lutje, përmes mjeteve të komunikimit, por edhe të gjithë besimtarët, që u bashkuan me Papën shpirtërisht e me ndjetin e zemrës, edhe pse nuk kishin mundësi ta shihnin apo ta dëgjonin lutjen, patën mundësi të marrin Ndjesën e plotë, sipas kushteve të Kishës. Pra, të gjithë atyre, që, në këto kohë emergjence, janë rrëfyer shpirtërisht për mëkatet, janë kunguar shpirtërisht e tani, u lutën sipas ndjetit të Papës. Kërkohet gjithashtu edhe një vepër tjetër “ndjese”, siç mund të jetë thënia e Rruzares, e Besojmës, e Atynës, pjesëmarrja virtuale në meshë, një lutje për Zojën, leximi i Shkrimit Shenjt për të paktën gjysëm ore e të tjera si këto, që mund t’i lexoni në dekretin e fundit të Pendestarisë Apostolike.

g.kosovari

Next Post
“Të gjithë tek e tek nuk i sqarojmë dot”/ Rama thirrje qytetarëve: O njerëz, leja për dalje nis të hënën

"Të gjithë tek e tek nuk i sqarojmë dot"/ Rama thirrje qytetarëve: O njerëz, leja për dalje nis të hënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com