Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Lushnje ku një 2-vjeçare humbi jetën duke u mbytur në një kanal vaditës pasi makina me të cilën udhëtonte ajo dhe prindërit u përplas.
Policia raporton se drejtuesi i mjetit, 50-vjeçari Mikael Dhano ishte në gjendje të dehur kur ndodhi aksidenti. Bashkë me vogëlushen ishin edhe prindërit e saj, Besnik Alla 25-vjeç dhe Arenalda Asllani, 22-vjeç.
Pas përplasjes në kanal, të rriturit kanë mundur të dalin me dëmtime të lehta prej mjetit, ndërkohë që më pas kanë konstatuar mungesën e vajzës.
Pas kërkimeve ajo është gjetur e mbytur
c.a