Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes, pas dhunës së ushtruar në familje. Mësohet se Ardit Muço, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, 62-vjeçarit me iniciale F.M.
Sipas policisë, i riu ka goditur gjithashtu me sende të forta djalin e xhaxhait të tij, 24 vjeçarin me iniciale M.M, si dhe ka dëmtuar plastmasin e serës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim prone”.
a.ç