• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“T’i japim Vlorës statusin e një prej plazheve më të bukura të Mesdheut”

by
13/06/2015 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisi sot zbatimi në terren i projektit të vijës bregdetare të Vlorës, apo i njohur ndryshe Lungomare. Pas lidhjes së kontratës me një prej kompanive më prestigjioze ndërkombëtare të përzgjedhura nga Komisioni Europian dhe me financimin tij, projekti hyn në fazën më të rëndësishme, i cili përfshin infrastrukturën e vijës bregdetare të Vlorës.

Lungo Mare do të finalizohet në një periudhë të shkurtër kohe si një realitet i ri europian, urban, i cili është hapi i parë drejt transformimit madhor për Vlorën dhe Shqipërinë turistike.

Projekti konsiston në rehabilitimin dhe rivitalizimin e hapësirës urbane brenda vijës bregdetare të qytetit të Vlorës. Ndërhyrjet e shndërrojnë shëtitoren në një zonë këmbësore me gjallëri të jashtëzakonshme, duke e bërë atë një hapësirë të rëndësishme rekreative e një strehë të preferuar për banorët e të gjitha moshave, si dhe një destinacion tërheqës për turistët e vizitorët.

Projekti parashikon riorganizimin e plotë të shëtitores ekzistuese të Vlorës, përfshirë sheshet dhe hapësirat publike, përmirësimin dhe rehabilitimin e rrugës së bregut dhe parkimeve. Gjithashtu, shëtitorja do të rivitalizohet me një seri parqesh publike me funksione të veçanta, ku do të mbillen pemë të llojeve të ndryshme.

Të projektuara nga një prej arkitektëve dhe urbanistëve më të njohur të Europës, hapësirat e parashikuara në projekt, janë të standardeve tërësisht europiane, duke i shtuar Vlorës premisat për të qenë një ndër pikat më atraktive të Mesdheut.

Kryeministri Rama ishte sot në Vlorë, për të parë ecurinë e deritanishme të punimeve.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit informoi se është në përfundim Loti i rërës dhe ai i gjelbërimit, të financuara nga qeveria shqiptare.

Kryeministri vlerësoi punën e bërë dhe shprehu besimin se transformimi rrënjësor, shumë shpejt do t’i dhurojë Vlorës, statusin e një prej plazheve më të bukura të Mesdheut.

“Besoj se është një ditë e mirë për të gjithë skeptikët e Vlorës, që nga sot do të jenë shumë të qetë. Sot, pas lidhjes së kontratës me një kompani prestigjioze ndërkombëtare, e cila është përzgjedhur nga Komisioni Europian dhe me financimin e KE, ashtu siç e kam shpjeguar disa herë, nis edhe pjesa më e rëndësishme e projektit, e cila përfshin infrastrukturën e vijës bregdetare apo të Lungo Mares, që këtu ku jemi, nga turizmi i vjetër deri në fund. 14 muaj është afati i punimeve, por jam i bindur që mund të bëhet edhe pak më shpejt që të jemi plotësisht gati në sezonin e ardhshëm”, tha ai.

Kryeministri e cilësoi këtë një projekt me standarde absolutisht europiane të të gjithë infrastrukturës nëntokësore që është tërësisht e munguar në këtë zonë”. “Një kompleksitet shumë interesant që është përcaktuar nga projektuesi, një ndër arkitektët dhe urbanistët më të njohur të Evropës, që fitoi edhe konkursin, duke bërë realitet atë që jemi zotuar që ditën e parë, që do të ketë një nga plazhet më të bukura të Mesdheut, pas as më të voglin diskutim”, shtoi Rama.

“Më pas do të vazhdojmë me anën tjetër që përfshin të gjithë pjesën e vijës bregdetare nga porti deri tek Pylli i Sodës. Besoj se është një ditë për t’u gëzuar sepse më në fund të gjithë procedurat e gjatë burokratike të Komisionit Europian, përfunduan me sukses dhe ja ku jemi tani për të parë një transformim rrënjësor, të paimagjinueshëm vetëm 18 muaj më parë”, u shpreh kryeministri.

Next Post

Deschamps: Shqipëria ekip i mirë, ka shanse për kualifikim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

August 29, 2026
“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

August 29, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

August 29, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

August 29, 2026
Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

August 29, 2026
Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

August 29, 2026
Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

August 29, 2026
Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

August 29, 2026
Studimi alarmant/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

Studimi alarmant/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com