• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lum si Luli, na mundi dhe në stadium”, Braçe reagon për thirrjet ‘Rama ik’ në ndeshjen Shqipëri-Francë

by Java News
18/11/2019 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar një ditë pas ndeshjes Shqipëri Francë në stadiumin ‘Air Albania’, ku disa të ‘tifozë’ thirrën në kor “Rama Ik”.

Braçe thotë se ata ishin një grupimi i PD-së, duke ironizuar se ata janë mbledhur nga Basha për të marrë ‘fitoren’ e tretë brenda këtij, viti pas djegies së mandateve dhe zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai kujton deklaratat e shumta të opozitës kundër ndërtimit të stadiumit, ndërsa shprehet se ai nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve shqiptarë.

Braçe ironizon edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa thotë se e qau stadumin në 100-vjetorin e pavarësisë.

“Lu(l)m si Luli, na mundi dhe ne stadium! Ha ha ha ha ha! Ky eshte tipikisht qesharak! Pasi na mundi ne rruge, i perdori te gjitha, guret, pllakat, shashkat, kapsollat, molotovet dhe na mundi; Pasi na mundi ne 30 qershor ne zgjedhje, bojkotoi por jo tamam, shkoi me zjarr e dogji qendra e materiale votimi, numeroi cdo shqiptar qe nuk eshte ketu prej 25 vitesh dhe e mblodhi, pastaj e shumezoi sic ai vete di dhe, Mi dolen 85%, duke na mundur 85 me 15%;

Tani, na mundi edhe ne stadium, mblodhi nje tufe me idiote qe fubollin e dine aktivitet partie, ju dha biletat ne grup qe si gjeti kush i kerkoi individualisht per dite me rradhe, i beri te kendojne me meditje Rama Ik dhe me kenge na mundi perseri! Tre here fitore brenda vitit! Lu(L)m si ky e si keta!

Thane qe stadiumi eshte grabitje, thane qe stadiumi eshte shkaterrim i memorjes historike te Tiranes, thane qe stadiumi nuk do behej, madje kercenuan dhe kompanine ndertuese e arkitektin patjeter, thane qe stadiumi eshte i shemtuar dhe, i fituan te gjitha ne nje!

Ej, zgjohu or qyq! Stadiumi u be, ti humbe dhe aty! Stadiumi u be dhe qytetareve nuk u kushtoi asnje qindarke, zero! I ka dhene Tiranes jo vetem nje stadium futbolli por ekonomi, nese do dine ta ngrene e mbajne.

Sic Elbasanit, sic Shkodres, sic Kukesit tani! Ej, a e mban mend! Ishte nje mashtrues plak qe kete stadiumin e beri ne 100 vjetorin e pavaresise! E qau! E beri! Kane te drejte kur thone qe ti nuk ke turp! Ju!”, shkruan Braçe.

Next Post
Përplas për vdekje kalimtarin në mes të rrugës, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit në Elbasan

Përplas për vdekje kalimtarin në mes të rrugës, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com