• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lum kush e ka një vizë Shengen në Turqi”

by A R
05/09/2022 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në BE janë shtuar zërat që turqve të mos u jepen më viza Shengen. Por që tani praktika e dhënies së vizave për turqit është një manifestim i plotë pushteti i vendeve të BE, është i mendimit Erkan Arikan.

Prej ditësh, jo prej javësh më vijnë mesazhe nga Turqia. Qytetarë turq që rrëfejnë, se ata ose të afërmit nuk e kanë marrë dot një vizë Shengen, megjithëse kanë paraqitur të gjitha dokumentet e kërkuara. Të pashpresë ata më kërkojnë ndihmë.

Në fillim mendoja, ja edhe një tjetër i zemëruar në Turqi për burokracinë gjermane. Por ndërkohë më është bërë e qartë, që pas çdo lajmi të tillë fshihet një fat personal. Mësues që duan të bëjnë një vizitë tek vëllai ose motra në Holandë. Pensionistë që duan të vijnë për dasmën e fëmijëve në Gjermani. Artistë që duan të marrin pjesë në një festival në Itali. Por vetëm në raste të rralla ata marrin miratimin e vizës. Edhe nëse, vetëm për shumë më pak ditë, se sa e kanë kërkuar.

Kuota e refuzimit shumë e lartë

Më e ashpra në procedurën e dhënies së vizave për turqit është Gjermania, raportojnë mediat turke. Këtë e konfirmon edhe Ministria e Jashtme në Berlin: Qytetarët turq marrin aktulisht ndjeshëm më pak viza nga përfaqësitë gjermane në Turqi. Përpara nxirret si arsye kriza e ekonomisë turke dhe brain-drain-i i vazhdueshëm i akademikëve.

Po, është e vërtetë situata në Turqi është aktualisht katastrofike. Me çdo muaj inflacioni kap maja të reja, sipas shifrave zyrtare së fundmi 80%. Edhe numri i të papunëve është në nivele të larta. Dhe të mos harrojmë, se edhe për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga shteti turk, mund të shtohet tek arsyet se pse ka kaq rezervim në dhënien e vizës. Në vendet e BE është e madhe frika që një numër i madh njerëzish me një vizë Shengen do mund të vendosen diku në Europë dhe do t’i kthejnë kurrizin vendlindjes.

Ky shqetësim u ushqye edhe nga zërat, se studentët që erdhën përmes programit Erasmus në Europë, në numër të madh kishin kërkuar azil – për këtë është raportuar gjerësisht në mediat turke. Pasoja: shanset për studentët turq që të pranohen në një program Erasmus kanë zbritur shumë.

Nga zemërimi kalohet në urrejtje

Shumë njerëz në Europë nuk e dinë, se kërkesat për vizën Shengen janë të shtrenjta për standardin turk. Vetëm tarifa e vizës kushton 80 euro. Nëse kjo vizë nuk jepet, paratë janë të humbura. Kësaj i shtohen në shumicën e rasteve kostoja e fluturimit dhe hotelit për udhëtimin e planifikuar, por që nuk mund të kryhet. Vërtet që e drejta për t’u ankimuar ekziston, vetëm nëse kjo ka ndonjëherë sukses e di vetëm Allahu.

Prandaj zemërimi, gati gati urrejtja ndaj vendeve Shengen po rritet: E kuptueshme? Njerëz, të cilët rregullisht kanë qenë shpeshherë në vendet e BE në të shkuarën papritur nuk marrin më vizë. Njerëz, të cilët kanë një profesion të mirë në Turqi, shtëpi e fëmijë, nuk marrin vizë. Njerëz, që megjithë kushtet e vështira në Turqi, do të kthehen sërish në shtëpi, nuk marrin vizë. Pensionistë, “ish-gastarbeiter”, që prej vitesh banojnë në shtëpinë e verimit në Turqi dhe nuk kanë më arsye të qëndrojnë më gjatë në Gjermani apo Europë nuk marrin vizë. Këto vendime të konsullatave janë të pakuptueshme!
Diçka duhet të ndryshojë

Rregulloret e dhënies së vizave Shengen duhet të verifikohen urgjentisht. Ata, që kanë marrë viza më parë dhe kanë qenë shpesh në Europë duhet të trajtohen ndryshe nga autoritetet. Edhe ata që janë në pension dhe duan thjesht të jenë në dasmën e fëmijëve apo nipërve e mbesave nuk duhet të kenë pengesa në marrjen e një vize. Po ashtu edhe sipërmarrësit që momentalisht i japin pak shpresë ekonomisë turke dhe duan të udhëtojnë në panaire apo për negociime marrëveshjesh, duhet pa dyshim ta marrin një vizë. Edhe turistët turq të etur për udhëtime pas pandemisë janë një përfitim për turizmin në Europë.

Delet e zeza që duan të qëndrojnë përfundimisht në Europë, në shumicën e rasteve hyjnë edhe ilegalisht në vendin që e kanë si destinacion. Turqit e pafajshëm nuk kanë pse ndëshkohen për politikën e gabuar të vendit të tyre./DW

/a.r

Next Post
S’do t’i mungojnë ekranit/ Ja ku do ta shohim Ori Nebiajn dhe Isli Islamin këtë sezon të ri televiziv

S'do t’i mungojnë ekranit/ Ja ku do ta shohim Ori Nebiajn dhe Isli Islamin këtë sezon të ri televiziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In