• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzimit i mungon vizioni, asgjë tjetër

by Artur Ajazi
22/09/2020 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

E ndërsa vendi po  afrohet  drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, duket se i ka shterruar nga çdo lloj ideje apo dhe fabule politike. Ai  ka mungesë të një bilanci  arritjesh si opozitë, gjë e cila e bën edhe më të besueshme mungesën e vizionit të tij për “qeverisjen e nesërme”. Ndërsa Edi Rama, kërkon një mandat të tretë qeverisëse, përmes një platforme të re, përmes një vizioni të ri për 4 vitet ardhshme. Lulzim Basha nuk arriti dot të krijonte as realitetin virtual, për  mobilizimin e  qytetarëve rreth platformës ideore të opozitës, e cila edhe pse pas afro 8 vitesh në “luftë” me qeverisjen Rama, nuk arriti të bëhet e besueshme. Lulzim Basha, nuk arriti ti japë formë “vizionit” të tij për Shqipërinë e nesërme, edhe pse ka kohë që flet për “një program ekonomik realist i cili synon zgjerimin e shtresës së mesme nëpërmjet zbatimit në terren  të taksës së sheshtë 9 per qind, apo “zerimit të burokracive administrative, subvencionimin e fermerëve dhe shkatërrimin e olikarkisë”. Realisht në atë që ai e quan “program dhe ide” të zotit Basha,mungon fryma, besimi, shpresa, dhe vizioni i një projekti i cili ka për qëllim krijimin e një klime të favorshme për sipërmarrjen e lirë, punësimin, rritjen ekonomike etj. Duke u përshfaqur rradikal përmes  platformës  apo dhe “programit të ri” të PD-së tij, Lulzim Basha nuk ka arritur të bëjë të mundur krijimi i një klime të favorshme elektorale, e cila sipas tij “do të mobilizonte qytetarët  për ta votuar në 25 Prill 2021, duke  hapur  rrugën për tranformime politike”. Shpjegimi i Lulzimit mbi “vizionin e tij qeverisës”, nuk duket transformues, dhe nuk krijon frymën e duhur tek shqiptarët. Ndërkohë Edi Rama e ka arritur këtë. Pothuajse përgjatë gjithë mandatit të  dytë qeverisës, ai ka mbështetur  fort  idenë se “mbajtja e premtimeve është garanci për fitoren e rradhës”. Dhe ja ka arritur. Edhe pas dy mandatesh qeverisëse, Edi Rama ka mbajtur të gjallë vizionin e tij, mbi  “Shqipërinë e viteve 2030”. Ai shkon larg, shumë larg, tek shpjegon në terma të përgjithshme dhe të veçantë, transformimet politike, ekonomike dhe sociale , të cilat do ta afrojnë shumë shpejt  vendin pranë familjes europiane. Ndërsa Lulzim Basha, mbetet  mishërimi i plotë i një modeli të dështuar, që me anë të  zhurmuesve propagandistikë,   ka synuar, tulatje e votuesve shqiptarë, nga përzgjedhjet  ideore dhe sistemi  vlerave demokratike. Pushteti  për kryetarin e Partisë Demokatike,ka qenë gjithmonë qëllim në  vetvete, dhe ndoshta kjo mbetet një prej arsyeve të dështimit të tij në politikë. Mungesa e vizionit, është mangësia e vetme që e bën politikanin të humbasë terren si brënda partisë tij, ashtu dhe në rrafshin e synimeve egoiste drejt marrjes së pushtetit. Lulzim Bashës i mungon vizioni, dhe asgjë tjetër. Duke shpalosur “programe” dhe duke premtuar “parajsën”, ai ka menduar se mund  të afrojë  votues  me  idenë  e “qeverisjes  së nesërme” pa u thelluar shumë në  zgjidhjet  e  tjera me karakter informues, menaxhues dhe efekte të jashtëzakonshme  në popull.

Next Post
“Demokratët duan hapjen e listave”, Hajdari: Këtë furtunë ndryshimi se ndal dot njeri

Hajdari: Anëtarët e Këshillit Politik luftojnë për interesat e kryetarëve të partive, zotohem se listat do hapen 100%

Comments 1

  1. Ganiu says:
    6 years ago

    Lulit i mungon aftesia

    Reply

Leave a Reply to Ganiu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In