• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzimi, hyn të “të vjetrit” apo tek “të rinjtë” e PD ?

by Artur Ajazi
29/01/2021 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në Partinë Demokratike deri sot janë treguar dhe vazhdojnë shumë “histori” me të vjetrit dhe ata që “nuk kanë çfarë ti japin më asaj partie”. Tregohen edhe mjaft sajesa të tjera mbi gjoja “u larguan sepse ishin karieristë, donin rrëzimin e kryetarit” etj. Dihet se në politikë, mendimet se “gjithçka bëhet sipas moshës” janë konkluzione të zakonshme që shpesh nuk i përgjigjen realitetit, dhe në rastin më të keq tentojnë ta manipulojnë rast pas rasti.

Duke marrë si shembull Partinë Demokratike, realitete të tilla, janë përdorur dhe po përdoren nga grupime të caktuara brënda saj, për të zënë vendin e duhur, dhe për tu quajtur “të rinjtë e partisë”, ndërkohë që brënda saj, ka akoma që tentojnë të ruajnë vazhdimësinë apo përjetësinë. Këta të fundit hiqen sikur nuk ka ndodhur asgjë në 2013, dhe në 2017, dhe sidomos pas largimit të Sali Berishës.

Edhe Lulzim Basha dihet se si ka ardhur në Partinë Demokratike, se si u afrua dhe u ngrit në detyra ministrore dhe pastaj deri në postin e kryetarit të asaj partie. Dhe e vërteta është se pas ardhjes si kryetar partie, Lulzim Basha ka njohur veç humbje, dhe në emër të saj, ai edhe sot vazhdon të mbrohet ( i frikësuar prej daljes nga skena politike) duke sulmuar politikisht “të vjetrit”. Të konkurrosh me humbjen siç bën Lulzim Basha, nuk ke shanse të fitosh me programe të reja. Lulzim Basha asnjëherë nuk ka patur si opozitar, aksionin e tij politik, edhe pse kërkesa nga demokratët ka qenë që ai “të ndjekë rrugën e ashpër të Berishës”.

Pothuajse gjatë gjithë këtyre viteve, Lulzim Basha është shfaqur në protesta dhe bulevarde pa elitën politike të partisë, sepse ai i ka larguar, i ka denigruar dhe flakur me dhunë prej saj . Mungesa e aftësive dhe strategjisë së komunikimit edhe me “të rinjtë” kanë krijuar boshllëqe vlerash, të cilat do ti duheshin PD sidomos për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit. Në PD, sot kanë mbetur manipuluesit, ish-ministra dhe ish-zyrtarë me të cilët Basha ka vendosur të “fitojë pushtetin”. Kanë mbetur ata që kanë zhytur duart deri në rrëzë në miliona sa kishin pushtetin. Ata për Lulzimin nuk janë “të vjetrit”, por janë “të rinjtë e rikuperueshëm”.

Partia Demokratike sot, nuk ka mbështetës idealistë, dhe kjo do të jetë arsyeja e vetme që do të sjellë humbjen e saj në 25 Prill. Asnjëherë “i riu” Lulzim, nuk e ka kërkuar suksesin tek aksioni opozitar, tek fryma që sjell, tek shpresa që ndez, sepse ka ngritur një opozitë pa kauzë, pa kartë morale, me servilë dhe të korruptuar .

I pozicionuar dukshëm tek “të rinjtë e PD”, Lulzim Basha asnjëherë nuk ka patur kurajon të provojë vehten përballë votës së bazës, asnjëherë nuk ka provuar të pranojë se ai është humbësi, ai është shkaku i humbjes së zgjedhjeve, por gjithmonë (madje edhe pas 25 Prillit) do të shfaqet si “kalorësi i fitores” dhe do të manipulojë me faktin se “na dëmtuan të vjetrit që u shitën tek Rama”. Deri tani Lulzimi po bën fushatë me idetë e Berishës, me programin e Berishës, dhe me projektet e Berishës, pa e ditur se de facto, ai hyn tek “të vjetrit” e asaj partie, tek humbësit e katër palë zgjedhjeve, dhe jo tek “të rinjtë”, të cilët ai po i mban me shpresë se “do ti fusë në listat e reja për deputetë”.

Next Post
Lokomotiva e parë hibride me hidrogjen, gati të nisë rrugëtimin

Lokomotiva e parë hibride me hidrogjen, gati të nisë rrugëtimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In