• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzimi e ka vulosur çdo ditë humbjen në zgjedhje

by Artur Ajazi
29/10/2020 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha dhe shpura e tij politike, po bëjnë hapin më fatal ndaj interesave dhe jetëve të shqiptarëve. Ata po bëjnë politikë me pandeminë, politikë me rrezikun më serioz që COVID-19 i kanoset shqiptarëve prej 8 muajsh, politikë me jetët e humbura, politikë me masat antivirus, politikë me maskat, dhe së fundi politikë me panikun që përhapin çdo ditë. Duke dalë çdo 2-3 orë ekraneve dhe duke ndërsyer burrat dhe gratë e SHQUP-it ndaj kryeministrit, ministrave, mjekëve dhe drejtuesve të ekipit të specialistëve tanë më të mirë teknikalë të pandemisë, ata po rivrasin viktimat, po rrisin me dashje panikun dhe frikën tek rinia dhe mosha e treta,po tmerrojnë me fjalimet e tyre elektorale mësuesit dhe nxënësit në shkolla, dhe po bëhen personazhe gallate tek rrjetet sociale.

Lulzim Basha, e ka vulosur tanimë humbjen jo vetëm në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, por edhe humbjen e pakthyeshme të postit të kryetarit të Partisë Demokratike. Nuk mund të tolerohet më një kryetar dështak, i paaftë, dhe intolerant siç është Lulzim Basha në PD, nuk mund të heshtin më demokratët e mbetur rrugëve nga zhgënjimi i tij, pasi humbja e katërt për atë parti, fundos përfundimisht fatin e saj politik. Lulzim Basha e ka vulosur tanimë humbjen e 25 Prillit 2021, edhe pse nuk e ka kuptuar se po luan me ndjenjat e shqiptarëve, në momente delikate që lidhen me jetën dhe shëndetin e tyre. Ai është përgjegjësi i vetëm për nxirjen e imazhit të vendit në kancelaritë ndërkombëtare, ai është përgjegjësi i vetëm për shtyrjen e hapjes së negociatave me BE, ai është përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të Partisë Demokratike dhe opozitës, ai është përgjegjësi i vetëm i ndarjes klanore dhe krahinore të shqiptarëve, ai është nxitësi i vetëm i panikut të popullatës para dhe pas tërmetit, para dhe pas përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, duke synuar pushtetin dhe jo qetësinë shpirtërore të shqiptarëve. Duke bërë lojëra politike dhe foshnjore, kryetari i Partisë Demokratike, ka vendosur të mbjellë jo vetëm përçarjen por edhe klimën e mosbesimit mes shqiptarëve për përballimin dhe tejkalimin e kësaj krize globale.

Partia Demokratike dhe personalisht ai, janë goja e helmuar, nga ku dalin dhe recitohen akuza dhe denoncime qesharake ndaj kujdo që përpiqet dhe punon për normalizimin e situatës. Në një kohë kur politika botërore po bashkohet dhe bashkëpunon për tejkalimin e kësaj krize shëndetsore, Lulzim Basha refuzon të jetë bashkë me pjesën tjetër të politikës së përgjegjshme që po bën të gjitha përpjekjet për t’ja dalë, për të ruajtur jetën dhe shëndetin e popullatës. Duke preferuar dhe përzgjedhur luftën politike dhe jo paqen sociale, duke preferuar dhe përzgjedhur pushtetin dhe jo qetësinë dhe mbrojtjen e jetëve të shqiptarëve,duke preferuar dhe përzgjedhur interesat personale dhe jo interesin kombëtar, Lulzim Basha është errësuar në gjykimet e tij, dhe mendon dhe jeton vetëm me ëndërra pushteti. Ai mendon, se do të nxisë trazirat dhe urrejtjen, ai mendon se do të izolojë qeverinë dhe kryeministrin, ai mendon se pandemia do të gjynjëzojë shtetin, por gabohet.

Lulzim Basha me rrugën e zgjedhur, ka vulosur çdo ditë humbjen e madhe dhe diskreditimin politik. Përballë një situate të tillë, kur gjithë strukturat ligjzbatuese janë angazhuar në përballjen më të rrezikshme me një “armik” të padukshëm botëror, nga ngrehina e SHQUP-it vijnë papushim mallëkime ndaj kujdo që pengon dhe përleshet me COVID-19. Jepi Lul, çoje deri në fund atë që ke nisur, dhe pastaj numëro tespiet e Doktorit, se ndoshta do të mësosh edhe aritmetikën e vërtetë…..

Next Post
Miratohet për të dytën herë Kodi Zgjedhor, Balla-Metës: Hiq dorë nga etiketimi i Kuvendit si ilegjitim, shmangëm kaosin

Miratohet për të dytën herë Kodi Zgjedhor, Balla-Metës: Hiq dorë nga etiketimi i Kuvendit si ilegjitim, shmangëm kaosin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In